Vatikani nisi më 27 janar 1593 gjyqin kundër murgut, filozofit, poetit, astrologut dhe matematicienit Giordano Bruno.Teoritë e tij kozmologjike shkojnë përtej modelit Kopernikan.

Bruno ishte i vetmi që gjeti saktë se Dielli ishte vetëm thjesht një tjetër yll që lëviz në hapësirë, dhe pohoi gjithashtu se universi përmbante një numër të pafund botësh të banuara nga qenie inteligjente. Gjyqi kundër Brunos zgjati 7 vjet; përfundimisht ai u gjet fajtor për herezi dhe u dogj në turrën e druve më 1600.

Redaksia Online
A.K/ Shqiptarja.com