43 kadetë të rinj tashmë me diplomë, Xhaçka: S’ka vetëm oficerë me armë, por financierë, mjekë e pedagogë
Nga sot Ushtria Shqiptare do të ketë 43 kadetë të rinj. Në ceremoninë e diplomimit që u zhvillua sot ishte e pranishme ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila u ka uruar sukses oficerëve të rinj.
Ushtria shqiptare do të ketë nga sot, 43 oficerë të rinj. 43 kadetë të KPOR, (Kursit të Përgatitjes së Oficerëve të rinj) u diplomuan sot, gjatë një ceremonie, ku e pranishme ishte ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, deputetë të Komisionit të Sigurisë, ushtarakë e familjarë të të rinjve. Gjatë fjalës përshëndetëse ministrja Xhaçka bëri të qartë se këta të rinj të sapodiplomuar nuk do të jenë thjeshtë 43 emra më shumë në organikat e Forcave të Armatosura, por do të jenë 43 vajza dhe djem, të gatshëm për të qenë liderët e ardhshëm të FA, për të promovuar profesionalizëm, disiplinë dhe përkushtim ndaj një kombi të tërë.
Ministrja Xhaçka bëri të ditur se studimi në akademi të tilla u jep mundësi të rinjve të kthehen më pas përfaqësuesit më të denjë të Shqipërisë krah mijëra efektivëve nga vendet aleate të familjes së madhe euro – atlantike. Duke iu drejtuar prindërve të 43 kadetëve të sapodiplomuar, ministrja e Mbrojtjes tha:
“Shumë prej jush, me të drejtë mund të ngrenë pikëpyetje mbi të ardhmen e fëmijëve tuaj, të sapo diplomuar si oficerët më të rinj të ushtrisë shqiptare. Ju siguroj se secili prej jush duhet të ndihet krenar për vajzat dhe djemtë tuaj nën uniformë, kur t’i shikoni ata, duke përfaqësuar vendin në vendet anëtare të NATO-s. Kam këtu parasysh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfaqësitë tona diplomatike, përfaqësimin në komandat e aleancës në Bruksel, apo në Northfolk, apo dhe në misione të ndryshme të paqes për të përçuar vlerat më të mira të forcave tona të armatosura. Do të jeni krenarë për fëmijët tuaj jo vetëm si oficerë me armë por edhe si financierë, si pedagogë, si mjekë, si juristë, si komandantë, si pilotë, si detarë, të ardhshëm, pse jo edhe si gjeneralë apo si shefa shtabi”.
Ndërsa renditi emrat e të gjithë atyre personaliteteve që kanë dalë nga rradhët e kadetëve ndër vite, ministrja Xhaçka u shpreh: “Jam këtu sot, edhe në cilësinë e ministres së Mbrojtjes, për t’ju dhënë garanci që këto hapësira që krijohen FA janë plotësisht të mundura, të prekshme dhe të arritshme, për këdo që ka zgjedhur të bëjë karrierë dhe t’i përkushtohet Forcës tonë të Armatosur”.
Oficerët e graduar sot, ndoqën për 24 javë Kursin e Përgatitjes së Oficerëve të rinj, pranë Forcave të Armatosura.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3009
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri Vengu takime me zyrtarë të lartë në SHBA: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe sigurinë globale
23 Nëntor, 19:32
-
Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Situata është qetësuar dhe po shkon drejt normalizimit
22 Nëntor, 19:02
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11
-
Si do shpenzohen 8.2 mld euro në vitin 2025? Ja shpërndarja e buxhetit, institucionet që marrin më shumë lekë
19 Nëntor, 19:21
-
‘Urban Operation 24’, Toga e Këmbësorisë mbyll me sukses stërvitjen në Bullgari, Vengu: Dëshmi e investimit në ushtri, angazhim për paqe dhe stabilitet bashkë me NATO-n (VIDEO)
17 Nëntor, 16:04
-
Stërvitja 'SAR RESPONSE 2024', Ministria e Mbrojtjes: Përgjigjje efektive ndaj çdo emergjence duke siguruar mbrojtjen e jetës
15 Nëntor, 10:36
-
“Në 2025, 2 avionë për zjarret dhe stërvitje!” Xhaferraj përplasje me ministrin e Mbrojtjes në kuvend
11 Nëntor, 17:07
-
Komisioni i Sigurisë/ Vengu: Do ringremë flotën ajrore, investime në blerje avionësh si për stërvitje pilotësh, ashtu edhe për emergjenca civile
11 Nëntor, 15:46
-
Projektligji i Qeverisë, rreth 2100 ish-ushtarakë dhe civilë, me mundësinë për t’u bërë rezervistë! Drafti në Kuvend, kostoja 1,5 mld lekë (DOKUMENTI)
6 Nëntor, 22:35
-
Do krijohet Forca Rezerviste! Zbulohet vendimi i Qeverisë: Shërbim ushtarak deri në 45 ditë në vit! Pranohen dhe ato me dy shtetësi
30 Tetor, 19:43
-
Qeveria i hap rrugë krijimit të Forcës së Rezervistëve, ministri Vengu: 15.5 mln euro nga buxheti 2025
30 Tetor, 12:58
-
Regjistrohet në QKB kompania shtetërore e prodhimit armëve KAYO e Ministrisë së Mbrojtjes, Ardi Veliu zgjidhet drejtor
17 Tetor, 13:35