43% të shpenzimeve të bashkive nga burimet e veta për paga; Shkodra, Tirana dhe Kamza rekord punësimesh

43% të shpenzimeve të bashkive nga burimet e veta për paga; Shkodra, Tirana dhe Kamza rekord punësimesh

Rreth 43% e shpenzimeve të bashkive nga burimet e veta shkojnë për paga, dhe sigurime, ndërsa 37% shkojnë për shpenzime operative.

Si rrjedhojë për investime kapitale mbetet të përdoret vetëm 20% e fondit nga burimet e vetë bashkive që përfshijnë të ardhurat nga taksat, tarifat e mbledhura nga shërbimet e ofruara.

Totali i shpenzimeve nga burimet e veta për 61 bashkitë e vendit arrijnë në vlerën e 58,3 mld lekëve sipas të dhënave të raportit të Institutit të bashkive. Krahasuar me vitin 2021 shpenzimet janë rritur 12%.

Nga totali i shpenzimeve 46,7 mld lekë janë përdorur për paga, sigurime dhe shpenzimeve operative, ndërsa shpenzimet kapitale arrijnë në vlerën e 11,6 mld lekëve. Në 2022 shpenzimet për paga dhe sigurime u shtuan 5% krahasuar me 2021. Rritje shënuan edhe shpenzimet operative 25%, ndërsa shpenzimet për investime u rritën 7%.

Pavarësisht se tendenca e shpenzimeve është e orientuar më tepër për fonde pagash, sigurime dhe shpenzimeve operative, sërish pushteti vendor në 2022 shpenzoi rreth 46% fonde (duke përfshirë edhe investimet kapitale) nga burimet e veta më tepër sesa arkëtuan nga burimet e tyre. Të ardhurat nga burimet e veta, duke përfshirë kategoritë, si nga taksat, tarifat dhe të ardhurat e tjera vendore për 2022 ishin në vlerën e 31,6 mld lekëve. Krahasuar me vitin paraardhës të ardhurat e arkëtuara u rritën 7%.

Gjatë vitit 2022, sipas sistemit informatik financiar të qeverisë (SIFQ), numri total i punonjësve faktikë për 61 njësitë e qeverisjes vendore rezultoi 36,663 punonjës. Krahasuar me vitin 2021, evidentohet një rritje me 1,859 punonjës më shumë.

35 nga 61 bashki të marra në analizë në raportin e Institutit të Bashkive, kanë shtuar numrin e punonjësve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku spikasin veçanërisht bashkia Shkodër (+427 punonjës), bashkia Tiranë (+389 punonjës), bashkia Kamëz (+190 punonjës) dhe bashkia Memaliaj (+132 punonjës).

Nga ana tjetër, vërehen bashki që kanë një trend në zbritje të numrit të punonjësve, ku veçohen bashkia Vorë (-33 punonjës), bashkia Roskovec (-13 punonjës) dhe bashkia Mallakastër (-10 punonjës). /Monitor

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Në punë është një ditë e favorshme për të marrë vendime të rëndësishme, horoskopi për sot

Në punë është një ditë e favorshme për të marrë vendime të rëndësishme, horoskopi për sot