Prej 44 vitesh, Nikoll Lleshi mbledh me pasion objekte të vjetra që dëshmojnë historinë dhe traditën e trevës së Kurbinit.
“Viti 1978 më propozojnë që të vete inspektor kulture në Krujë. Duhet pranuar ish-shefi i seksionit të Arsimit në Krujë, Zef Noci më kërkoi që unë të punoja nëpër arkivat e botës edhe më pajisi me autorizim se aso kohe nuk mund të hyje as në arkivat e shtetit as në arkivat e huaja. Që në vitin 1978 ka vazhduar kjo punë pa ndërprerje dhe për 12 vjet që kam qenë, nga 18 shkurti i viti 1991 që kam ik nga Shqipëria, domethënë që kam ik Greqi, unë nuk i jam shkep arkivave”, thotë koleksionsti Lleshi për Report Tv.
Sot 78-vjeç, Nikoll Lleshi ka arritur të çelë një ekspozitë në katin e parë të një pallati në Laçi. Këtu janë vetëm disa prej fotove apo sendeve si enë të vjetra apo veshje popullore, ndërsa pjesën më të madhe të fondit e mban në shtëpi.
“Këtu ka veshje, këtu ka portrete historie që tregohen, këtu ka kalatë, kam një font të madh të arkivit tim në fonotekën time që kam mbi 2700 negativa. E vërteta është se këtu nga kurbinasit s’kanë interes, interesi është i të huajve më shumë dhe i rretheve të tjera”, shprehet Lleshi.
Amaneti i gjyshit dhe historia e Kurbinit e nxiti të punoj për nxjerrjen në pah të vlerave të kësaj treve.
“Gjyshi im ka qenë i syrgjynosur në Turqi, pra dy vjet i burgosur dhe kur është kthyer ai këtu atëherë kam lindur unë. Ai pastaj në rritjen time, më vuri një detyrë, si me thënë amanet e tij, më tha: ‘Të lutem puno për këtë vend’”, vijon ai.
Nikoll Lleshi thotë se këto objekte historike do t’ua lë trashëgim nipave.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.4%
-
Jo
61.5%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 2051
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Riaktivizohet marrëveshja me Italinë/ Anija e marinës ushtarake me 49 emigrantë në bord niset drejt Shqipërisë, mbërrin në Shëngjin të martën në mëngjes
26 Janar, 10:20
-
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër/ Furgoni përplaset me motorin, 1 i plagosur (EMRI)
26 Janar, 09:54
-
Mirditë/ Iu gjetën rreth 25 kg kanabis, kallashnikov dhe 2 radio policie gjatë kontrolleve në banesë e magazinë, arrestohen 2 vëllezërit
25 Janar, 14:03
-
Dy makina përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen tre persona
25 Janar, 10:12
-
‘Riaktivizohet’ marrëveshja me Italinë, anija 'Cassiopea' pritet të sjellë emigrantët më 27 janar në Shëngjin
25 Janar, 08:48
-
Riaktivizohet marrëveshja Itali-Shqipëri! Anija 'Cassiopea' gati për të sjellë emigrantë në Shëngjin
24 Janar, 15:56
-
Dekreti i Presidentit, Trump shqetëson afganët në Shëngjin: Pa Amerikën e ardhmja jonë është në rrezik
24 Janar, 15:43
-
Arrestohet në Fushë-Arrëz 29-vjeçari i akuzuar për shitje narkotikësh, kërkohej prej korrikut pasi theu arrestin shtëpiak (EMRI)
23 Janar, 20:35
-
Rruga me gropa në Raboshtë të Lezhës, banorët: I lamë lekët në servis për amortizatorët e makinave
23 Janar, 14:15
-
Me shpejtësi të lartë dhe parakalime të gabuara, Rrugorja e Lezhës: 2053 gjoba gjatë janarit, 8 shoferë në pranga
22 Janar, 11:25
-
Lezhë/ Vodhën para në një berberhane duke thyer xhamat, kapen dy të miturit! 17-vjeçarit i gjendet edhe një dorezë metalike
22 Janar, 10:33
-
Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, përplasen 2 automjete, plagoset njëra prej shofereve
22 Janar, 10:09
Në fakt do ishte mirë që tek pallati I kultures në Laç ku sot eshte vendosur perkohesisht bashkia pasi te perdundoje bashkia e re në pallatin e kultures në Laç do ishte mirë te behej një mini muze I Kurbinit duke ekpozuar objekte që nga vazo e Divasa, unazat e Gjecovit skica dhe modelt , letra Mikel Lacit nga Kurbini( gjyshi papa Klementit XI) apo edhe histori nga pleqesia e kurbinit dhe familjet kurbinase te bajarakut dhe pleqerise, legjenda te Koke Malcit , heroizmat dhe deshmoret që nga perplasjet antike apo ngritja flamurit nga Gjin Pjetri pra keto të hapen Tek muzeu i ri në pallatin e kultures në Laç (Aty Ku sot eshte perkohesisht Bashkia e vendosur) në Kurbin një muze historik dhe kulturor do ishte mjaft i nevojshem!
Përgjigju