44-vjeçarja në kërkim të prindërve biologjik: Më thonin të blenë 500 lekë, dua arsyen pse më braktisën (VIDEO)

Sot është 44-vjeçe, por historia e trishtë e jetës ia kthen kokën pas. Ajo është e birësuar dhe sot kërkon të njoh rrënjët biologjike. Lindita Nelku ka vendosur t’ia besojë ‘Pa gjurmë’ këtë rrëfim të jetës, me shpresën për të arritur në gjurmët e prindërve biologjik. Nuk i ka munguar kurrë dashuria e një nëne, që e rriti dhe e deshi deri në frymën e fundit, por është një ndjenjë e brendshme që i kërkon një arsye. Pse u la në moshën 3-vjeçare në vitin 1979 në Shtëpinë e Fëmijës, Shkodër ? Ku jetoi vogëlushja atë kohë për tri vite më radhë dhe a është vërtetë Hamit Iljazi, babai i saj biologjik, personi që ia dorëzoi vajzën e vogël institucionit ?  

’Mami ishte gjithçka për mua. Më thonin se nëna më bleu me 500 lekë dhe unë qaja. E kuptoja që nuk ngjaja me nënën birësuese. Shkova për ta pyetur duke qarë. Ajo më rriti e vetme. E pashë me inat, isha shumë e vogël. ‘Më trego të vërtetën’,  i thashë. Ajo dridhej. Unë e doja prapë se prapë. Më dhimbsej. I thërrita për herë të parë në emër. Ajo e kuptoi. E pyeta; A më do? Ajo më tha të dua se je vajza ime. ‘Më trego të vërtetën, jam apo s'jam vajza jote ?’ Ajo e pranoi dhe më tha, nëse do të largohesha pas atij momenti. Unë i thashë se nuk do të largohem kurrë. Ajo nënë më ka rritur mes hallesh dhe sakrificash’, rrëfen Lindita.

1590734529_lindita.jpg

Lindita Iljazi në emisionin Pa Gjurmë në Report TV

Lindita Hamit Iljazi u lind më 23 gusht të vitit 1975. Në moshën 3- vjeçare u dërgua në Shtëpinë e Fëmijës, Shkodër. 3 vite më vonë u birësuar nga Vashe Nelku nga Fushëkuqja e Laçit, në vitin 1982. Çifti Nelku nuk kishin patur mundësi të bënin fëmijë, ndërsa kishin diskutuar për të birësuar një vajzë. Dy vite pasi, bashkëshorti i ndërroi jetë, Vashe Nelku asokohe 43 vjeçe, vendosi ta birësojë e vetme Linditën. Paragjykimet e diferencës së moshës, Lindita i vuajti shumë, ndërsa rritej, kur të gjithë e etiketonin nënën birësuese si gjyshen e saj.

Kur erdhi të më birësonte më thanë: ‘Kjo është nëna jote’. Mu duk shumë e vjetër. Nisa të qaja, se nuk doja të shkoja me të. Kisha shumë trishtim. Por unë e përqafova. Dhe e përqafova më shumë, se ajo kishte nevojë për dashurinë time’, vijon rrëfimin e saj 44-vjeçarja.

Nënë Vashe, e rriti pa asnjë përkrahje tjetër, mes vështirësive dhe frikërave të mëdha. 44-vjecarja përlotet kur rrëfen, një nga të shumtat episode të trishta në jetë, kur me maska një person hyri në shtëpi në tentativë për ta përdhunuar, kur ishte 16 vjeçe.

16 vjeçe tentuan të më përdhunonin. Më erdhën me maska në shtëpi. Kisha frikë dhe nuk kisha mundësi kujt t'i thoja. Isha vetëm me nënën, që më birësoi në shtëpi. Ishim të vetme, dy femra. Ai person erdhi i dehur dhe hyri në shtëpinë tonë. Më vuri duart në fyt’, tha Lindita

Një shenjë e prerë në kraharor është për Linditën shenja që e dallon, për t’u dërguar një mesazh prindërve që e rritën, se është ajo vajza e tyre që po i kërkon.

’Ato më zgjodhën mua si më me probleme. Kam një shenjë në kraharor, që në vogëli. Unë do të kem patur ndonjë sëmundje e vogël. Prindërit biologjik mund ta dinë këtë shenjë që unë kam. Nënën që më lindi nuk e qortoj. Kërkoj një arsye pse më braktisi, nuk dua përralla. Kërkoj një arsye se nuk ka nënë që e braktis fëmijën’, e mbyll me këtë mesazh rrëfimin e saj Lindita

Lindita ka 24 vite që jeton në Genova të Italisë, ndërsa nëna birësuese ka 11 vite që është ndarë nga jeta. 44-vjeçarja rrit me gjithë përkushtimin, djalin 11 vjeç dhe sot është në kërkim të prindërve biologjik.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje