Rastet e vullnetit të pashterueshëm janë burim i forcës njerëzore dhe Joane Jackson është ndoshta një ndër gratë më të forta që keni njohur.

Ajo është një 45-vjeçare e cila u prek nga kanceri i gjirit në vitin 2011 dhe më vonë realizoi operacionin ku hoqi përfundimisht nga trupi i saj gjirin e djathtë.

Për të fshehur kujtimet e plagëve në trup dhe kujtimet e hidhura të kësaj sëmundjeje ajo e ka mbuluar trupin me tatuazhe.

joanne

Joanne shprehet, “Unë nuk pi as nuk konsumoj duhan, por jam një koleksioniste e artit dhe dua që ta kem atë në trupin tim dhe jo në mur”.

Tashmë tatuazhet kanë përshkuar një pjesë të madhe të trupit dhe krahun me pamje si luftëtarët e Samurait, Geisha, thënie të ndryshme ç’ka tregojnë për një grua të fortë.

Foton e realizuar toples menjëherë pas operacionit ajo e ka postuar edhe në Facebook e cila është fshirë nga siguria e Facebook-ut duke e paralajmëruar edhe për çaktivizim të llogarisë.

joanne

Tatuazhet janë realizuar nga artisti Matt Evans dhe janë dashur 14 orë për t’i realizuar ato.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)