Në Muzeun Historik Kombëtar është mbajtur konferenca shkencore mbarëkombëtare me rastin e 450-vjetorit së Pjetër Budit. Në këtë konferencë ishin pjesëmarrës studiues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e më gjerë.
Gjatë zhvillimeve të konferencës u theksua se Budi që i përket plejadës së shkrimtarëve priftërinj shquhet si një nga figurat më të ndritura, ku me stilin e tij letrar e poetik hodhi bazat e letërsisë shqipe, duke e shndërruar atë në gjuhë të kulturës dhe qytetërimit arbënor.
Aktiviteti është kurorëzuar me nismën e Qendrës Shqiptare e Studimeve Letrare “Pjetër Budi” në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar. Behar Gjoka, presidenti i shoqatës dhe studiues i veprës së Budit, foli për vlerat unikale të këtij personaliteti të shquar.
Budi në periudhën e diktaturës është lënë në harresë në Shqipëri, ndërsa në Kosovë ka pasur disa studime më tepër, por studiuesi kosovar Anton Nikë Berisha rrëfen se harresa vjen edhe ka shume vepra e kontribute të panjohura të Budit
Viti 2016 është shpallur Viti i Budit nga Qendra Shqiptare e Studimeve me emrin e poetit e drejtuar nga Behar Gjoka. Gjatë vitit 2016 Budi është përkujtuar me vizita të studiuesve dhe personaliteteve të njohura në shtëpin e tij në Gur të Bardhë të Matit.
Është përkujtuar me konferenca shkencore në Klos dhe në Tiranë. Pak ditë më parë Presidenti Nishani e vlerësoi Pjetër Budin Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu pas vdekjes me motivacionin martiri i kombit dhe i kulturës.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO