46-vjeçarja ndërroi jetë në spital dje në Pogradec, i shoqi: Shkoi me këmbët e veta! I bënë një gjilpërë dhe pas 10 minutash vdiq! Spitali: I dhamë ndihmë, të presim ekspertizën

Mësuesja 46-vjeçare, Anila Bazelli ndërroi jetë mbrëmje e djeshme në spital në Pogradec, ku shkoi pasi nuk ndihej mirë, ndërsa familjarët e saj kanë akuzuar mjekët për mjekim të pakujdesshëm. Bashkëshorti i 46-vjeçares, Luan Bazelli thotë se gruaja e tij ishte me shëndet të mirë dhe se në spital kishte vajtur me këmbët e veta. Sipas tij, bashkëshortja ndërroi jetë nga mjekimi i pakujdesshëm, teks athekson se ajo vdiq 10 minuta pasi në spital iu bë një gjilpërë.

"Zonja ime ishte me shëndet të mirë,të akuzoj apo jo janë organet qe po merren me çështjen,di që zonja ime ka ikur nga mjekimi, pakujdesia. Në spital ka mbërritur me këmbët e saja, me tension normal, me te tëra. 10 minuta pas gjilpërës ajo mbaroi direkt. Nuk ka patur sëmundje të tjera vetëm pak probleme me astmën", tha ai.

Shefi i Shërbimit Dr. Vasfi Topçiu u shpreh se shërbimi i urgjencës i ka dhënë ndihmën e nevojshme të ndjerës. Ai theksoi për të zbuluar shkaqet e vdekjes nevojitet përfundimi i ekspertizës mjeko-ligjore.

“Shprehin ngushëllimet për familjarët në lidhje me ngjarjen e djeshme si mjekë dhe si bashkëqytetarë. Mund t’iu them se shërbimi i urgjencës ka dhënë të gjithë ndihmën e nevojshme që në momentin e parë që pacientja është paraqitur në spital. Për detaje të tjera jemi duke pritur përgjigjen e ekspertizës mjeko-ligjore dhe nuk mund të japim asnjë informacion tjetër”, u shpreh dr. Topçiu.

46-vjeçarja Anila Bazelli vuante nga astma, ndërsa ende nëse ajo pësoi komplikacione të rënda, duke bërë që të ndërronte jetë.  

 

 

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja