49 portrete në skulpturë të ish të dënuarve, ekspozohen në Burgun e Spaçit! Kori Ndërkombëtar ‘Bujart’ në Katedralen Ortodokse! Teatrot me shfaqje për fëmijë e të rritur!

1.     49 portrete në skulpturë të ish të burgosurve politikë që janë ende në jetë të realizuara nga Kristian Zara, bashkë me rrëfimet e ish të dënuarëve ekspozohen nga sot në orën 11.00 në Burgun e Spaçit.

2.     Mbahet sot në orën 19.00 në sallat kulturore pranë Katedrales Ortodokse një mbrëmje muzikore korale nga “Bujart Choir International”, nën drejtimin artistik të Bujar Alliut. 

3.     “Hirushja” rikthehet këtë fundjavë në orën 10.30 dhe 11.30 në në sallën “Tonin Harapi” pranë Liceut Artistik.  Klajd Ymeri e sjell përrallën në skenën e përkohshme të Teatrit të Kukullave përmes humorit, argëtimit dhe mesazheve për vogëlushët.

4.     Dy "Maçokët kushërinj", njëri nga fshati tjetri nga qyteti, shkëmbejnë përvojat e tyre jetësore. Fabula e Ezopit jetësohet mbahet sot e nesër në orën 11.00 në teatrin "Metropol" në Tiranë me regji të Joana Omerajt.

5.     Komedia “1 milion euro për dashni” me autor Giuseppe Della Misercordia, regji të Xhemi Demit e protagonistë Neritan Liçajn dhe Ketjona Pecnikajn shfaqet këtë fundjavë në orën 19.00 në Teatrin Eksperimental.

6.     Dashuria, familja dhe interesat financiare gërshetohen në dramën "Para Perëndimit" të nobelistit Gerhart Hauptman. Me regji të çiftit Andia Xhunga e Indrit Çobani drama vijon këtë mbrëmje në orën 19.00 në teatrin "Metropol" në Tiranë.

7.     Vijon sot në orën 20.00 në skenën e Teatrit Eksperimental shfaqja “Dashuritë e Presidentit” e Miro Gavran,  me regji të Andi Begollit dhe me pjesëmarrjen e aktores Luiza Xhuvani.

8.     Gent Hazizi, Bes Mustafaj, Renata Caci dhe Arlinda Reçi mbajnë edhe këtë mbrëmje në orën 20.00 në qendrën e artit “Agimi” “Stand up – Comedy Bar”.

9.     Vijon sot e nesër në orën 19.00 në skenën e teatrit "Skampa" në Elbasan komedia “Zëra pas skene” me regji nga Helidon Fino.

10.                        Teatri Shëtitës Çajupi mban sot në orën 19.30 në Pallatin e Kulturës në Berat, komedinë “Duke edukuar Ritën” të Ëilly Rusell me regji të Kiço Londos.

A.D/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Akuza për pastrim parash, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e polakes në Shqipëri

Akuza për pastrim parash, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e polakes në Shqipëri