Një mbrëmje, dy sekrete, shumë gënjeshtra, por edhe shumë humor, solli shfaqja “Sonte do darkojmë në shtrat”, e cila mbrëmjen e kësaj të hëne erdhi për publikun në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. E shkruar nga Marc Camelotti dhe e vënë në skenë me regji të Kiço Londos, shfaqja vjen për publikun kryeqytetas pas duartrokitjeve të marra në qytete të ndryshme të vendit.

“Është një gjashtëshe aktorësh brilantë, që luan në mënyrë shumë të shpejtë, të thellë, të zhdërvjellët, përballon një komedi, e cila është sfidë edhe nga pikëpamja shpirtërore, edhe nga pikëpamje fizike dhe jemi ëndërrplotë që suksesin e ‘Boeing- Boeing’ të mund të ta risjellim për publikun e kryeqytetit.”, tha regjisori Kiço Londo për “Report TV”.

Në role interpretojnë aktorët Cubi Metkaj, Erdit Asllanaj, Suela Prendi, Eno Basha, Greta Cani dhe Anxhelo Shkreli.