Një 14-vjeçare ka vrarë veten në Belgjikë pasi u përdhunua në grup nga pesë persona në një varrezë, të cilët më pas shpërndanë në internet pamjet e dhunës seksuale. Një veprim shokues që çoi në marrjen e jetës së një të miture, ndërsa ka tronditur një shoqëri të tërë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gavere, ku 14-vjeçarja kishte lënë të takohej me një shokun e saj pranë një varreze, por në fakt ai e priste me 4 të tjerë, të cilët më pas abuzuan dhe e dhunuan atë seksualisht. Gjatë aktit ato kryen video e foto që më pas i publikuan në rrjete sociale.
4 ditë pas ngjarjes shokuese, e mitura vrau vetëm dhe vetëm atëherë familjarët dhe policia arritën të kuptonin se çfarë kishte ndodhur. Ka qenë shoqja e adoleshentes së dhunuar që tregoi të gjithë atë që kishte ndodhur.
Policia ka ndaluar 5 abuzuesit, të cilët ishin të moshave nga 14 deri në 19 vjeç, madje dy prej minorenëve abuzues ishin vëllezër. Vdekja dhe përdhunimi i të miturës është përshkruar si ‘tragjedi çnjerëzore’.
Raste të tilla të përdhunimit në grup janë shënuar edhe në vendin tonë, ku pre e dhunës seksuale kanë qenë vajza të mitura, të cilat janë shantazhuar dhe kërcënuar duke u shkaktuar atyre jo vetëm dëme fizike, por edhe pasoja të rëndë emocionale e sociale. Përdhunimi është një vepër penale dhe një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe për fat të keq këto nuk janë raste të izoluara. Shoqëria duhet të reagojë dhe t’i jap fund dhunës ndaj gruas dhe t’i mbrojë ato, pasi viktimat e dhunës nuk janë fajtorët, dhe të kuptohet njëherë e mirë që “JO, do të thotë JO”.
I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
74%
-
Pak
20.1%
-
Nuk kam mendim
5.9%
Vota total: 860
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Procesi 'Black Eagle' në Belgjikë, dëshmon biznesmeni nga Shqipëria: Nuk kisha dijeni që babai im ishte në kërkim
27 Mars, 14:13
-
Itali/ Trafikuan 400 kg drogë me vlerë 5 mln euro, goditet organizata shqiptare me 19 anëtarë! 5 të arrestuar, xhaxhai dhe nipi e drejtonin me SKY ECC! Belgët i hakuan
22 Mars, 18:09
-
Pas aksionit policior dy shqiptarët hidhen në lumin Vesdre, zbulohet një ‘shtëpi bari’ në Belgjikë
21 Mars, 21:42
-
Zyrtare/ Hasi, Besniku i Anderlecht! Shqiptari rikthehet në stol pas 9 vitesh
20 Mars, 10:22
-
Shuhet në moshë të re aktorja e njohur, fitoi ‘Palmën e Argjendtë’ në Kanë kur ishte vetëm 18 vjeçe! Luajti përkrah Robert De Niro
19 Mars, 15:06
-
Skandali i korrupsionit me ‘Huawei’ në Parlamentin Europian, 4 të arrestuar dhe 15 eurodeputetë e ish-zyrtarë të dyshuar
14 Mars, 12:49
-
Përdoruesi i drogës vetëvaret në Bllokun e Sigurisë! Mjeku s’rekomandoi metadon, por ilaç për ankthin, nis hetimi
13 Mars, 16:10
-
Skandal korrupsioni në Bruksel? Prokuroria belge heton eurodeputetët
13 Mars, 13:21
-
Goditet grupi i ‘skifterëve’ të Edison Pulës! Këngëtarë e pilotë të Formula 1, grabitën sende me vlerë 1 milionë euro në 49 shtëpi VIP-ash në Francë e Belgjikë! 7 të arrestuar
10 Mars, 13:46
-
Zyrtare/ Mechelen në Belgjikë shkarkon Besnik Hasin
6 Mars, 16:10
-
Tiranë/ Kreu vepra të turpshme dhe përndoqi të miturën, arrestohet 70-vjeçari pas denoncimit!
6 Mars, 16:06
-
E pazakontë në Fier, 17-vjeçarja nën akuzë pasi publikoi fotot intime të adoleshentit në rrjetet sociale!
3 Mars, 15:42