Kanë filluar në Pogradec “5 Ditët e UNESCO-s”, që përfshin një shumëllojshmëri aktivitetesh të ndryshme sportive, promovuese dhe edukuese.
Ky cikël aktivitetesh vjen në kuadër të 5 Korrikut 2019, ditës së pranimit të pjesës Shqiptare të Liqenit të Ohrit në UNESCO dhe synon të afrojë turistët dhe të rinjtë me monumentet e kulturës, natyrore si dhe të promovojnë zonat historike të rrethinave të Pogradecit.
“Kalendari i 5 ditëve të UNESCO, ka një grup aktivitetesh, të cilat synojnë të promovojnë, afrojnë dhe promovojnë të gjitha pikat e rëndësishme historike dhe natyrore, të cilat përfshihen në zonën e mbrojtur nga UNESCO. Dita e parë nisi me një guidë në zonën e mbrojtur nga UNECSO, dhe në zonën që quhet buferike”, tha drejtoresha e muzeut të Pogradecit.
Dita e parë e aktiviteteve nisi me një Guidë në Bazilikën Paleokristiane të Linit dhe hiking në këtë gadishull ku u bashkuan shumë të rinj e turistë.
“Ditët e tjera janë hiking në Tushemisht-Peshkëpi. Kemi sportet ujore që janë me datë 7-8 dhe 9. Vetëm dy muajt e fundit janë rreth 2 mijë turistë të huaj që janë Gjerman, Spanjoll, Francezë, madje dhe nga Uruguai. Vetëm këtu ku jemi”, tha drejtori i turizmit në bashkinë e Pogradecit.
Pjesë e trashëgimisë botërore në UNESCO-s në Pogradec janë dhe Bazilika e Linit, Varrezat Monumentale Ilire të Selcës si dhe Ura e Golikut.
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.3%
-
Jo
54.1%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 542
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Udhëtim mes dy kohëve, veprat e realizmit socialist shfaqen në Korçë përmes projeksioneve digjitale
23 Nëntor, 17:01
-
Korça 'mbulohet' nga bora! Disa fshatra pa energji elektrike
23 Nëntor, 12:42
-
Maliq/ Zjarri shkrumbon banesën, shkak dyshohet shkëndija elektrike! Dëme të shumta materiale, s’ka të lënduar
21 Nëntor, 18:26
-
Korçë, 13 vjeçari shkon në shkollë me biçak, ia gjejnë në çantë
21 Nëntor, 12:01
-
Korçë/ Sherr mes fëmijëve në Bulgarec gjatë lojës së futbollit! 12 vjeçari goditet me gur dhe përfundon në spital
19 Nëntor, 16:32
-
Nis puna për rilindjen e Muzeut Arkeologjik të Korçës, restaurim total i godinës, pa prishur vlerat historike
19 Nëntor, 15:53
-
Sot dita ndërkombëtare e të drejtave të fëmijëve/ Të rinjtë marshojnë në Maliq: Na mbroni
19 Nëntor, 15:35
-
I gjetën 56 kg kanabis në kamion, policia arreston babë e bir në Kapshticë! Po e transportonin drejt Turqisë (EMRAT)
19 Nëntor, 09:41
-
Fotografët grekë të “False mirror” turne fotografik në rrugicat e Korçës
18 Nëntor, 16:56
-
Bora e parë zbardh Korçën, të huajt dynden drejt Dardhës, Voskopojës dhe Vithkuqit! Turisti nga Brazili: Vij çdo vit për ski
17 Nëntor, 15:57
-
Korçë/ Kapet me 3 kg kanabis, lëndën narkotike e kishte fshehur në motorin e makinës! Arrestohet 32-vjeçari
17 Nëntor, 08:56
-
Aksident i rëndë në Maliq, furgoni përplaset me makinën! 7 të plagosur, njëri dërgohet te Trauma (VIDEO)
17 Nëntor, 07:56