Martin Shkrelit shefi ekzekutiv i kompanisë farmaceutikës Turing, i cili u bë i famshëm për rritjen e çmimit të pilulave për trajtimin e pacientëve me AIDS u arrestua ditën e djeshme .
Shkreli, 32 vjeç, akuzohet se ka përdorur para nga një tjetër kompani ilaçesh që ai drejtonte për të paguar borxhet. Shqiptari i lindur në Brooklyn, ka një pasuri 100 mln dollarë.
Por cilat janë 5 fakte të tjera që duhet t’i dimë për Martin Shkrelin
-Ai ka humbur miliona dollarë për shkak të këtij arrestimi Pasuria e Shkrelit do të bjerë ndjeshëm. Vlera e kompanive të tij ka rënë ndjeshëm pas arrestimit. Sipas MarketWatch ai do të humbë më shumë se 25 mln dollarë.
-Ai është paditur për 65 mln dollarë nga ish kompania e tij Përveç mashtrimit që iu zbulua në lidhje me kompaninë Retrophin, ai gjithashtu është paditur nga vetë kompania. Shkreli është paditur për 65 mln dollarë raporton Forbes. Shqiptari i ka quajtur këto akuza absurde.
-Ka punuar në Wall Street që në moshën 17¬vjeçare si praktikant për kompaninë e Jim Cramer. Ai lindi në Brooklyn, dhe ishte djalë emigrantësh nga Shqipëria e Kroacia. Prindërit e tij punonin si pastrues. Shkreli studio në shkollën e mesme Hunter, të cilës i dhuroi 1 mln dollarë në mars.
-Është beqar dhe jeton në një apartament në Manhattan Shkreli, që nuk është i martuar dhe nuk ka fëmijë, jeton në një apartament në Manhattan. Adresën e tij në rrjetin social OkCupid ai e fshiu në fillim të këtij viti.
Në adresën e tij e përshkruante veten si inteligjent dhe të pashëm e ishte në kërkim të vajzave. Një ish- e dashur e Shkrelit në kolegj tha se vite më vonë ai i kishte ofruar 10 mijë dollarë për seks oral. Shkreli një herë u përpoq të blinte një video lojë League of Legens për çmimin 1.2 mln dollarë 5 – Martin Shkreli bleu 2 mln dollarë një album muzikor.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com