5 humbje jete nga COVID-19 dhe 849 infektime të reja në 24 orët e fundit! 216 pacientë të shtruar, 25 prej tyre në gjendje të rëndë

5 humbje jete nga COVID-19 dhe 849 infektime të reja në 24 orët e fundit! 216 pacientë të shtruar, 25 prej tyre në gjendje të rëndë

Në vendin tonë vijojnë të jenë të larta numri i infektive dhe viktimave nga COVID-19, në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima dhe 849 infektime të reja.

Nga 4 769 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 849 qytetarë, në këto bashki: 273 raste në Tiranë, 54 raste në Shkodër, 53 raste  në Vlorë, 46 raste në Durrës, 40 raste në Kavajë, 39 raste në Elbasan, 36 raste në Lushnje, 30 raste në Fier, 24 raste në Krujë, 23 raste në Berat, 18 raste në Lezhë, 16 raste në Sarandë, 15 raste  në Gjirokastër, 14 raste në Kamëz, 12 raste në Kukës, 11 raste në Kurbin, Kuçovë, Gramsh,9 raste Vau i Dejës, Divjakë, Korçë, 7 raste në Dimal, 6 raste në Vorë, Mallakastër, Devoll, 5 raste në Has, Dibër, Konispol, Peqin, 4 raste në Malësi e Madhe, Tropojë, Shijak, Patos, Maliq, 3 raste në Pukë, Rroskovec, Cërrik, 2 raste në Selenicë, Delvinë, Skrapar, Poliçan, 1 rast në Fushë -Arrëz, Mirditë, Mat, Klos, Himarë, Libohovë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Tepelënë, Pustec, Pogradec, Librazhd.

Janë 12,772 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 216 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 pesë qytetarë: dy qytetarë nga Tirana 59 dhe 64 vjeç, një qytetar nga Laçi 79 vjeç, një qytetare nga Lezha 84 vjeç, një qytetar nga Durrësi 89 vjeç,

Janë shëruar 982 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 146,827 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Shtator 2021)

Raste të reja ditore        849

Të shëruar në 24 orë      982

Të shtruar në spitale       216

Humbje jete në 24 orë     5

Testime ditore                 4,769

Testime totale              1,147,151

Raste pozitive               162,173

Raste të shëruara         146,827

Raste Aktive                  12,772

Humbje jete                     2,574

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             5,469

Shkodër          1,323

Fier                  1,174

Durrës             1,152

Vlorë               796

Lezhë              646

Elbasan           645

Berat               513

Korçë              303

Kukës              287

Gjirokastër      260

Dibër                204

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Incidenti në Detin Baltik, NATO do të rrisë praninë në rajon

Incidenti në Detin Baltik, NATO do të rrisë praninë në rajon