5 Maji/ Gramoz Ruçi: Dëshmorët nuk u takojnë partive, por Shqipërisë

Në ndër të Ditës së Dëshmorëve, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ka qënë i pranishëm në homazhet tek Varrezat e Dëshmorëve në qytetin e Fierit.

Kryetari i Kuvendit vendosi një kurorë me mbishkrimim “Lavdi të përjetshme dëshmorëve të atdheut”.

5 Majin, Ditën e Dëshmorëve, Kryetari i Kuvendit, z.Gramoz Ruçi e përkujtoi edhe me një mesazh nderimi për dëshmorët e atdheut.

“Dëshmorët janë çmimi i Lirisë së atdheut tonë të dashur, Shqipërisë, e cila i ka rrërnjët në sakrificat e të rënëve gjatë gjithë historisë së saj.

Prandaj qëndrimi ndaj dëshmorëve të atdheut, nuk është një çështje morali apo edukimi, por një çështje themelore e identitetit tonë kombëtar. Dëshmorët nuk u takojnë partive, por Shqipërisë. Partitë tregojnë emancimin e tyre, kur nderojnë dëshmorët.

Çdo kohë dhe çdo përpjekje për liri kombëtare e shoqërore ka nxjerrë dëshmorët e saj. Dhe shqiptarët i kanë nderuar dhe do të vazhdojnë t’í nderojnë të rënët dhe me këtë nderim tregojnë emancipimin e tyre kombëtar, shoqëror, politik dhe kulturor.

Partizanët dëshmorë, të rënë gjatë Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, janë një legjion nderi i kombit shqiptar, me të cilët shqiptarët janë krenuar, krenohen dhe do të krenohen përjetësisht.

Ata dhanë jetën në një nga momentet më vendimtare të historisë së Shqipërisë, kur përcaktohej fati i atdheut të tyre, nëse do të bashkohej me frontin e përbotshëm antifashist e progresist dhe do të vendosej në krahun e duhur të historisë dhe të ardhmes së vendit të tyre, Europës dhe qytetërimit botëror. Partizanët shqiptarë bënë zgjedhjen e duhur dhe dëshmorët partizanë dhanë jetën e tyre në atë kohë përcaktuese e vendimtare.

Partizanët dhe dëshmorët antifashistë të Shqipërisë iu bashkuan misionit të miliona luftëtarëve dhe dëshmorëve antifashistë të Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të mbrojtur e çliruar atdheun e tyre, kontinentin dhe botën nga murtaja fashiste. Prandaj sot shqiptarët, ashtu si të gjithë europianët e vërtetë, nderojnë sakrificën sublime për lirinë.”, thuhet në mesazhin e Kryetarit të Kuvendit, z.Gramoz Ruçi me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve.
 


Lajmi kryesor:

Politika e ndarë për homazhe, Meta apel: Duhet dialog! Basha: Për lirinë shkohet në betejë çdo ditë


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja