5 mijë vende punë në Panairin
e Punës dhe Studimit 2016

5 mijë vende punë në Panairin<br />e Punës dhe Studimit 2016
Nëse po kërkoni një punë dhe profesioni juaj është shënuar më poshtë duhet të vizitoni patjetër Panairin e Punës dhe studimeve i hapur dje në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, pasi janë 5 mijë vende punë në disa profile, në të cilat mund të aplikoni.

Ky është edicioni i shtatë i Panairit “Work&Study”  dhe do të jetë i çelur për të gjithë të interesuarit deri në datën 30 shtator. 

Disa prej profesioneve më të kërkuara nga kompanitë e punësimit janë: elektricist, shofer, punëtor ndërtimi, punëtor krahu, specialistë të burimeve njerëzore, ekonomistë, inxhinier, punonjës IT, recepsionistë, operatorë telefonikë, asistent pedagog, pedagog, agjent shitjesh, supervizor, analist finance,  dhe shumë profile për tu punësuar jashtë vendit.

Në ceremoninë e hapjes së edicionit të shtatë të Panairit të punës dhe studimeve ishte e pranishme edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, si dhe drejtues të universiteteve shqiptare dhe kompanive pjesëmarrëse në panair.

Ky panair kombëtar organizohet nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në partneritet me Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Ministrinë e Mirëqenies Sociale.

Sipas organizatorëve janë rreth 5 mijë vende pune të afruara nga 46 kompani shqiptare apo agjenci punësimi. 
Po ashtu në panair janë prezantuar 16 universitete dhe shkolla të formimit profesional të cilët sjellin mundësinë më të mirë të orientimit në përshtatje kërkesë-ofertë, duke ofruar gjithashtu dhe bursa studimi për nxënësit ekselentë.

Nga një pyetësor që ëhstë zhvilluar dje në ditën e parë të panairit rezulton se ofertat e punësimit vijnë nga këto kompani:
“Spiecapag” është kompania e kontraktuar nga TAP (gazsjellësi) e cila ofron 1200 vende pune.
Kompania “Europe Agency” ofron 1400 vende pune për brenda dhe jashte shtetit.

Operatorët telefonikë afrojne 1500 vende pune, ndërsa 900 vende pune ofrohen nga kompanitë e tjera të pranishme në këtë panair, cilat kanë një gamë të gjerë kërkesash sipas profesioneve të përmendura më lart.

Në këtë panair përveç ekspozimeve të enteve dhe kompanive më të mëdha punëdhënësish dhe atyre të edukimit kombëtar, do të ketë dhe aktivitete informuese dhe trajnuese në bashkëpunim me institucionet që organizojnë këtë panair.

Sipas organizatorëve, me anë të këtij panairi synohet të krijohet një strategji e re në tregun e punës dhe të studimit, sidomos për të orinetuar të rinjtë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çudira shqiptare, Apolonia e fillon ndeshjen kundër Partizanit me 9 lojtarë! Arsyeja

VIDEO/ Çudira shqiptare, Apolonia e fillon ndeshjen kundër Partizanit me 9 lojtarë! Arsyeja