5 mijë lekë dita e punës në serën me kanabis, eksperti i punësimit: Shkojnë për paga të larta, s’janë as të ndërgjegjshëm se po kryejnë veprimtari të paligjshme

TIRANË- Me 5000 lekë në ditë, dhjetëra gra nga periferia e Tiranës kishin shkuar në Berat, duke punuar në mënyrë të jashtëligjshme në një serë kanabisi. Ky fenomen sipas ekspertit të punësimit Erjon Muça, vjen si formë emigracioni i brendshëm për çështje ekonomike dhe paga më të larta.

Muça tha në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv, se ato kanë shkuar për të siguruar të ardhura për të jetuar normalisht, pasi nuk kanë burime të mjaftueshme dhe se vendimmarrja për të punuar vjen në mënyrë pragmatiste.

'Edhe gratë, por edhe burrat kanë vështirësi reale për mundësi dhe hapësira për punë, në mungesë të gjetjes së këtyre hapësirave bëjnë pakt me veten për të përzgjedhur dhe përfshirjen në forma dhe në mënyra të paligjshme, punësimi thjesht dhe vetëm për të siguruar ato të ardhura për të jetuar normalisht. Një pjesë e mirë e atyre që përfshihen në burime të paligjshme, nuk kanë burime të mjaftueshme të ardhurash. Largesa apo puna jashtë zonës së fshatit ka kosto të larta për ta. Zgjedhja apo vendimmarrja në këtë rast bëhet në mënyrë pragmatiste duke u orientuar apo duke aksesuar këtë natyrë punë në këtë rast. Është një formë emigracioni i brendshëm që shumë individë me arsim elementar apo deri të mesëm përzgjedhin që të bëjnë mjafton mos të largohen nga Shqipëria, mjafton që të gjejmë mundësinë për ta gjetur këtë pune.'- u shpreh Muça.

Shpesh herë, thotë eksperti, punëtorë as nuk janë të ndërgjegjshëm se janë përfshirë në një veprimtari të paligjshme, por e cilësojnë si një punë të ndershme.

‘Këta nuk janë as të ndërgjegjshëm dhe as koshintë. Që janë përfshire në veprimtari të paligjshme por e cilësojnë punë si një punë të ndershme si rrjedhojë e raportit të personit që i ka marrë në punë, por kjo nuk pre supozon shmangien nga përgjegjësia penale.  Një nga problematikat më madhore, ndër të shumtat, është niveli i pagave kryesisht për punëtorët me arsim të ulët apo të mesëm, duke i shtyrë mes dy mundësish ose të përfshihen në veprimtari të paligjshme për të marrë një pagë më të lartë ose të largohen jashtë vendit.’- tha ekperti i punësimit.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/11/2022 23:26

    Z.ekspert,ne radhe te pare,/koshient/ dhe /te ndergjegjshem/ka te njejten kuptim.Se dyti hallet i bejne te zgjedhin shkeljen e ligjit.As i mbroj,as i justifikoj,por fakti eshte fakt.Se treti,niveli arsimor nuk eshte vendimtar ne zgjedhjen qe bejne,sepse shkelje e krim bejne keta me nivel te ulet arsimor.shkelje e krim bejne dhe te mirepaguarit.Nivel te ulet arsimor kishin Meta,Koka,Berisha,Basha,Bllako,etj qe jane akuzuar per krime te ngjashme?A ka ndryshim nga 5000 leke/dita rroge ne nje sere kanabis nga 7 % qe kerkonte Meta ne video?A ka ndryshim midis nje hajduti te rendomte banke nga nje mashtrues e hajdut me kollare qe punonte dikur tek ENRONI?Te gjithe qe nga me i pashkolluari deri tek ai me diplome Harwardi e dine shume mire cfare eshte shkelje ligji,por diku nevoja , diku tundimi e diku mungesa e integritetit sjellin keto pasoja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë