5 mijë € ryshfet, Apeli refuzon kërkesën, mbetet në burg ish-drejtori i Hipotekës Shkodër

5 mijë € ryshfet, Apeli refuzon kërkesën, mbetet në burg ish-drejtori i Hipotekës Shkodër

Zamir Leka

SHKODER- Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën e avokatit duke lënë në fuqi masën e arrestit me burg për ish-drejtorin e Hipotekës, Zamir Leka, i cili u arrestua në fund të muajit shtator për korrupsion.

Leka apeloi vendimin e shkallës së parë duke kërkuar një masë me të butë, por Apeli e refuzoi duke e lënë në burg.  Ai u arrestua në datë 25 shtator së bashku me juristen e ZRVPP, Frida Mirashi, e cila ndodhet në masën arrest shtëpie, ndërkohë që është liruar nga burgu sekseri Erjon Cubaj duke u lënë në detyrim paraqitje.

Drejtori Zamir Leka ndodhej në zyrat e Hipotekës në momentin e arrestimit. Leka u arrestua 10 minuta para përfundimit të orarit zyrtar të punës. Mbi Lekën dhe Mirashin rëndojnë akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës gjatë kohës që kanë qenë në detyrë në këtë hipotekë.

Hetimet kanë nisur që më 30 gusht. Zamir Leka akuzohet se ka marrë në kundërshtim me ligjin shuma deri në 5 mijë euro. Leka mbante edhe oferta në pritje nga të interesuarit, dhe në momentin që merrte paratë, atëherë praktikat përkatëse i kalonte tek juristët e zonave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë