5 milionë ukrainas kanë lënë shtëpitë e tyre dhe u shpërndanë në të katra anët e botës! Ja ku ndodhen sot

5 milionë ukrainas kanë lënë shtëpitë e tyre dhe u shpërndanë në të katra anët e botës! Ja ku ndodhen sot

Në këto 19 ditë të konfliktit Ukrainë-Rusi, miliona refugjatë ukrainas janë detyruar të largohen nga vendi i tyre drejt vendeve të sigurta, pushtimi brutal rus vazhdon ende duke pasuar largimet masive të popullatës drejt shteteve të tjera.

Shumica e atyre që ikin nga Ukraina janë gra dhe fëmijë. Meshkujt ukrainas të moshës 18 deri në 60 vjeç u ndaluan të largoheshin pasi qeveria e saj kombëtare zbatoi ligjin ushtarak.

Por këto largime përbëjnë “Krizën e refugjatëve me rritjen më të shpejtë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore’’ kështu është shprehur të dielën komisioneri i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët (UNHCR) Filippo Grandi dhe të kujtoi krizën e emigrantëve të vitit 2015 të nxitur nga lufta në Siri, e cila rezultoi në rreth 1 milion azilkërkues.

Sipas Filippo Grandit, komisioneri i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët (UNHCR),deklaroi për radion franceze “France Inter” se numri i madh i njerëzve që ikin për siguri është një shifër "e tmerrshme" .Dhe ndërsa shumë refugjatë që shkojnë në vende të tjera kanë një  lidhje ose disa lidhje familjare, tha ai, "ajo që më shqetëson mua, ajo që kemi frikë është një valë e dytë e personave që kanë shumë më pak burime dhe lidhje dhe mund të jenë shumë më të cenueshëm."

Shtetet e tjera në të gjithë Evropën kanë raportuar një rritje të qëndrueshme të refugjatëve ndërsa luftimet vazhdojnë në javën e tretë, por shifrat ndryshojnë shumë sipas vendeve.

Ajo që vlen të përmendet është dhe fakti se nuk ka munguar as ndihma nga vendasit e këtyre shteteve pritëse që kanë ofruar ndihma dhe lehtësira për refugjatët me aq sa kanë mundur. Për të ndihmuar në zbutjen e stresit dhe emocioneve që lidhen me largimin nga Ukraina dhe situata e vështirë luftës, disa komunitete polake po ndihmojnë të huajt të pajisen me nevojat bazë, duke përfshirë karrocat dhe pelenat për fëmijët e vegjël.

Me më shumë se 1.6 milionë ukrainas që kaluan në territorin e saj që nga e premtja, sipas të dhënave të UNHCR-së,raportohet se Polonia është shteti që ka pranuar më së shumti refugjatë, duke qenë në kufi me veriperëndimin e Ukrainës, Polonia është bërë ndalesa e parë për ata që mund të kërkojnë strehim në vende të tjera.

Shtetet e tjera në perëndim dhe jug të Ukrainës kanë pranuar gjithashtu një numër të madh refugjatësh. Përveç vendosjes në Poloni,që nga pushtimi, më shumë se 245,000 ukrainas kanë hyrë në Hungari, ndërsa mbi 195,000 kanë ikur në Sllovaki, sipas të dhënave të raportuara në UNHCR të premten. Moldavia është shteti tjetër që priti rreth 278,000 ukrainas pas shpërthimit të luftës, sipas UNHCR, dhe më shumë se 173,000 prej tyre janë zhvendosur që atëherë në Rumaninë fqinje.

Raportohet se në Gjermani, gati 123,000 refugjatë kishin mbërritur që nga e shtuna, sipas ministrisë së saj të brendshme. Megjithatë, për shkak të mungesës së kontrolleve kufitare midis Polonisë dhe Gjermanisë nga vijnë shumica e refugjatëve ukrainas, numri aktual i refugjatëve që vijnë mund të jetë dukshëm më i lartë, tha një zëdhënës i brendshëm për CNN.

Berlini është bërë një qendër kryesore për refugjatët nga Ukraina, tha kryebashkiaku Franziska Giffey të mërkurën mbrëma. Gjatë tre ditëve të mëparshme, më shumë se 13,000 refugjatë kishin mbërritur në Berlin me tren ose autobus, tha Giffey, duke shtuar se të tjerë me siguri kishin mbërritur me makinë.

Refugjatët që ikin nga Ukraina kanë mbërritur gjithashtu në Francë , tha të enjten ministrja franceze e nënshtetësisë Marlene Schiappa.

Nga 7,251 personat, kryesisht gra dhe fëmijë, që kanë hyrë në vend që nga pushtimi, 6,967 janë shtetas ukrainas.

"Ne mund të shohim se gjërat po rriten ndërsa konflikti përparon dhe sot kemi 25,000 vende strehimi për këta njerëz," tha të enjten Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin, duke shtuar se Franca kishte parë 3,000 të ardhur në dy ditët e mëparshme.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Sekretari Britanik i Brendshëm Priti Patel u tha ligjvënësve në Dhomën e Komunëve të enjten nga java e ardhshme, se ukrainasit me pasaporta nuk do të kenë më nevojë të shkojnë në një qendër të përpunimit të vizave përpara se të udhëtojnë në MB. Që nga e mërkura, 760 viza ishin dhënë nga MB.

Sistemi i Mbretërisë së Bashkuar tërhoqi kritika pasi disa refugjatë arritën në qytetin port francez të Calais vetëm për t'u thënë të udhëtonin në takime në Paris ose Bruksel si pjesë e procedurave administrative.

Në të gjithë Evropën, vendet duke përfshirë Austrinë, Kroacinë, Estoninë, Greqinë, Irlandën, Italinë, Lituaninë, Holandën, Portugalinë dhe Suedinë kanë raportuar secila nga mijëra ukrainas që kanë mbërritur.

Nuk mungon as ndihma përtej Atlantikut ,ku Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara kanë ofruar të dyja mbështetjen e tyre, Kanadaja njoftoi javën e kaluar se do të përshpejtonte aplikimet ukrainase për statusin e qëndrimit të përkohshëm dhe të përhershëm, si dhe aplikimet për bashkim familjar.

"Kanadaja është e gatshme të mirëpresë ukrainasit që ikin nga lufta e Vladimir Putinit dhe nuk ka asnjë kufi për numrin e aplikimeve që ne do të jemi të gatshëm të pranojmë," tha Sean Fraser, ministri i imigracionit i Kanadasë.

Kanadaja është shtëpia e diasporës më të madhe ukrainase në botë pas Rusisë, me më shumë se një milion kanadezë që pretendojnë trashëgiminë ukrainase.

Ndërkohë dhe zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris ka premtuar mbështetje për trajtimin e fluksit masiv të emigrantëve që vijnë nga Ukraina dhe tha se SHBA-ja ishte e gatshme të pranonte më shumë emigrantë.

"SHBA është absolutisht e përgatitur për të bërë atë që mundemi dhe atë që duhet," tha Harris gjatë një vizite në kryeqytetin polak të Varshavës të enjten.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja