5 ministra lënë mandatin,
KQZ zëvendëson katër prej tyre
Pesë ministra të qeverisë Rama kanë dorëzuar në Kuvend kërkesën për heqjen dorë nga mandati i deputetit, duke bërë që të shkojë në 12 numri i ministrave që janë pa mandat deputeti në Kuvend.
TIRANE- Pesë ministra të qeverisë Rama kanë dorëzuar në Kuvend kërkesën për heqjen dorë nga mandati i deputetit, duke bërë që të shkojë në 12 numri i ministrave që janë pa mandat deputeti në Kuvend. Ata që lanë mandatin janë ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ministri i Zhvillimit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Pas kërkesës së tyre në Kuvend, institucioni ligjvenës i ka depoztiar
Kqz këkresën për vakancat e krijuara për deputetët që do të pasojnë ministrat.
Dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh për të bërë zëvendësimin e tyre me emrat që janë në listën shumemërore të zgjedhjeve parlamentare të 2013. Vendin e ministrit Arben Ahmetaj në Parlament e zë Dashamir Kamberi. Në vend të Ilir Beqajt do të ulet Esmeralda Shkjau. Mandatin e deputetit në vend të Tahirit e merr Erjeta Alhysa. Në vend të Lindita Nikollës ulet Blerina Gjylameti, ndërsa Mejreme Delishi ulet në vendin e lënë bosh nga ministrja Kodheli. Për deputetin që do të zërë vendin e ministrit Tahiri, KQZ ende nuk ka dhënë një vendim, pasi ende nuk ka shkuar kërkesa e Kuvendit për zëvendësimin e tij me deputetin pasardhës.
Ndërkohë që në qarkun e Durrësit Edmond Panariti është i dyti në listën shumëemërore pas Lefter Kokës. Dhe sipas Kodit Zgjedhor i takon atij të marrë mandatin e deputetit. Por nëse Panariti do të heqë dorë nga mandati, si të gjithë ministrat e tjerë, i takon që deputet të jetë emri i tretë në listë pra Bujar Derveni. Deputetët e rinj pritet q ëtë betohën në Kuvend në seancës e ditës së shtunë. Javën e kaluar 7 ministrat, Edmond Haxhinasto, Milena Harito, Ilirjan Celibashi, Klajda Gjosha, Nasip Naço, Erjon Veliaj, Eglantina Gjermeni lanë mandatin e deputetit dhe u zëvendësuan me 7 deputetë të rinj.
Shkrimi u publikua sot (27.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
51.2%
-
Jo
46.5%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 7034
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 900 emigrantë! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 80%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32