Deri në 5 milionë lekë të reja për shkelësit dhe dhunuesit e zonave të mbrojtura.
Kjo është vlera e penaliteteve që parashikohen në ligjin e ri për mbrojtjen e zonave të mbrojtura.
Në seancën dëgjimore me grupet e interesit u theksua se ligji i ri që do të kalojë në Parlament do të marrë parasysh një monitorim dhe menaxhim më të mirë të zonave që kanë mbrojtje si dhe do të ripërcaktojë se kush është tonë e mbrojtur dhe deri në çfarë mase do të sigurohet kjo mbrojtje.
Zamir Dedei, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, sqaroi ndryshimet që sjell ligji i ri.
"Drafti kërkon t'i japë një shtysë të re zonave të mbrojtura. Ligji i ri kërkon një menaxhim më të mirë.
Menaxhim financiar për gjenerimin të fondeve dhe kontrollin e zonave".
Aktualisht 16% e vendit është shpallur si zonë e mbrojtur. Ndërkohë që për sa i përket parqeve natyrore dhe rrezikshmërisë së tyre nga prerja për dru zjarri, Dedei theksoi se kjo është një kompetencë e bashkive që të gjejnë zgjidhje.
"Shteti e ka hapur mundësinë e druve të zjarrit përmes bashkive, të cilat duhet të bëjnë plane të detajuara"tha Dedei.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO