Pesë net ‘roje’ për të vrarë ndërtuesin! Polici u fsheh në shkallët e një hoteli, refuzon të japë deklarime! I vëllai mohon të ketë lidhje me ekzekutimin e Eduart Reçit, pamjet zbuluan vrasësit

Pesë net ‘roje’ për të vrarë ndërtuesin! Polici u fsheh në shkallët e një hoteli, refuzon të japë deklarime! I vëllai mohon të ketë lidhje me ekzekutimin e Eduart Reçit, pamjet zbuluan vrasësit

Eduart Reçi, (viktima) vëllezërit, Shkëlqim e Florian Dukaj

TIRANË -  Grupi hetimor i vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi, ka marrë në pyetje dy vëllezërit Shkëlqim dhe Florjan Dukaj. Burimet i thanë Report Tv se i dyshuari kryesor, Shkëlqim Dukaj, polic në Komisariatin nr 2 në Tiranë, nuk ka pranuar të japë asnjë deklaratë para kolegëve të tij që po hetojnë vrasjen.

Ndryshe nga ai, vëllai tjetër, Florian Dukaj, ka mohuar të ketë dijeni apo lidhje me ekzekutimin e biznesmenit, duke pretenduar se nuk e është pjesë e ngjarjes.

Dy vëllezërit janë në pyetje veçmas njëri-tjetrit, me synimin për të mos ndikuar në dëshmi. Pavarësisht deklaratës së mohimit që ka bërë Shkëlqim Dukaj, policia thotë se ka prova të mjaftueshme që i implikojnë dy si autorë në ngjarje.

Hetuesit kishin marrë informacion në rrugë operative së Reçi kishte konflikte pronësie me dy vëllezërit dhe nisën verifikimin mbi konfliktin. Nga pamjet e kamerave të sigurisë ka rezultuar se ata e kanë ruajtur biznesmenin 5 ditë para se të kryenin krimit, duke u fiksuar nga kamerat përgjatë zonës.

Ditën e ngjarjes, kamerat kanë fiksuar se efektivi i policisë, Shkëlqim Dukaj ka qëndruar në zonë që prej orës 19:00 e deri në orën 23:00 kur ndodhi edhe krimi. Ai qëndronte i fshehur në shkallët e emergjencës së një hoteli pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

Biznesmeni Eduart Reçi u vra rreth orës 23:00 të së mërkurës, (13 nëntor 2024), poshtë pallatit ku jetonte, të cilin e ka ndërtuar vet, në rrugën "Faik Konica" në Tiranë, përballë Fakultetit të Histori-Filologjisë. 52 vjeçari ndërroi jetë në spital.  

Eduart Reçi, ishte me bashkëshorten në oborrin e shtëpisë kur u qëllua dhe ra në tokë pa u kuptuar. Gruaja e tij u tha hetuesve se kishte menduar se u rrëzua nga ndonjë cifël e fishekzjarrëve që shpërthyen si kamuflim në të njëjtin moment kur u qëllua me armë.

 

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit