Ish-ministri i Financave në qeverinë Nano dhe një nga figurat më të spikatura në Partinë Socialiste në kohën e Nanos, i ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, Arben Malaj, ka thënë se ministrat e rinj të qeverisë Rama duhet të kishin një profil publik. Malaj ka thënë se këto ndryshime duhet të sjellin një energji.
Bie dakord se partitë identifikohen me programe, dhe më pas me personalitete që janë në qeverisje. Ajo që është më e rëndësishme është testi dhe ndryshimet a do sjellin diçka të re. ishin ndryshime se kolegët kishin arritur eksperiencë deri në 5 vite? Thelbi duhet të jetë një energji e re, por ministrat duhet të kenë një profil publik. S’mendohet se ministri duhet të jetë teknokrat, por si deputet dhe njeri aktiv ka një komunitet ku mendohet se ka një mundësi të re për të bashkëpunuar.
Arben Malaj, ish-ministër i Financave në qeverinë Nano
Lajmi kryesor: