Si sot një javë më pas në orën 18:00 në San Siro është caktuar të luhet derbi i Madoninës mes Inter-it dhe Milanit, por për momentin mjaft enigma janë ngritur. Më e rëndësishmja nëse do të zhvillohet apo jo, pasi te Interi aktualisht 5 lojtarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Bëhet fjalë për Bastonin, Skriniar, Nainggolan, Gagliardini dhe portierin Radu. Duke parë precedentin Juventus-Napoli edhe ky takim mund të shtyhet pavarësisht se Liga e Seria A po qëndron koherente dhe sipas mediave italiane këmbëngul për këtë supersfidë.
Ndërkohë në kampin e Milanit vijnë lajme pozitive. Kuqezinjtë të cilët po gëzojnë një super formë, pasi në tre ndeshje kanë marrë pikët e plota, do të kenë të disponueshëm edhe Zlatan Ibrahimovic. 39-vjeçari më në fund ka fituar betejën me koronavirusin duke e mposhtur pas një jave.
Përsa i përket protagonistëve, mbrojtësi i Milanit Theo Hernandez, ka ndezur supersfidën. Për mediat italiane ai ka deklaruar se do ta mposhtin Interin dhe sezonin e ardhshëm do të jenë në Champions League. Sipas spanjollit Milan tani ka një ekip të fortë dhe ai vetë do të bëjë ç’mos për të ndalur Hakimin, një ish-shok skuadre te Milan.
Ik ore lojtar koti.....interi fiton edhe me shpresat me ju ...kini 10 vjet qe nuk fitoni nje her ..
Përgjigju