Sot është Dita Botërore e Bamirësisë. Dita ndërkombëtare e bamirësisë u vendos në Asamblenë e Përgjithëshme të Kombeve te Bashkuara, ku rezoluta e delegacionit shqipëtaë luajti një rol të rendësishëm që Dita Botërore e Bamirësisë të caktohej 5 Shtatori, data kur ndërroi jetë bamiresja dhe humanistja e madhe shqiptare, Nënë Tereza. Në shumë postime në rrjetet sociale janë hedhur vlerësime për këtë figurë të papërsëritshme të kombit tonë. Ja si shprehet ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni: Më vijnë në mend fjalët e bamirëses shqiptare me zemër të madhe, Nënë Terezës:"Ne nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha në Tokë, vetëm gjëra të vogla me shumë dashuri". /ATSH/
/Shqiptarja.com










