Në 24 orët e fundit është ulur në 5 numri i vatrave të zjarrit në të gjithë vendin, por në veri situata paraqitet problematike.
Në Shkodër vijon zjarri në kodrat e fshatit Zogaj, vijon ende zjarri në malin e Munellës, po ashtu edhe në Gramsh, ndërsa vatra e fundit regjistrohet në Martanesh.
Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 45 punonjës zjarrfikës, 5 automjete zjarrfikëse, 70 forca ushtarake, rreth 60 punonjës të Pyjores e të bashkive dhe vullnetarë, të mbështetur edhe nga helikopterë.
Zjarri në Shkodër, ne rrezik banesat
Fillimisht zjarri nisi në pjesën e Malit të Zi duke u shtrirë pastaj edhe në territorin e Shqipërisë. Situata gjatë natës ka qenë dramatike duke qenë se flakët ishin shumë agresive ndërsa ndërhyrja nga ana e zjarrfikëseve dhe forcave tjera ka qenë e vështirë për shkak të terrenit.
Zjarrfikëset dhe inspektorët e Zonave të Mbrojtur përgjatë gjithë natës për të bërë të mundur lokalizimin e zjarrit dhe mbrojtjen e shtëpive të banimit pasi zjarri i ndihmuar edhe nga thatësira dhe erërat përhapej me shpejtësi.
Aktualisht në afërsi të fshatit Zogaj është larguar rreziku nga flakët e zjarrit ndërsa më problematike paraqitet situate në anën tjetër të Malit të Taraboshit në atë të zonës Ana e Malit.
Terreni i vështirë malor e bënë të pa mundur ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse dhe me mjetet tjera.
Ndërsa kërkohet mbështetje nga ajri.
/Shqiptarja.com