TIRANË - Nëna e tre fëmijëve, e cila rezulton se në 5 vitet e fundit ka ushtruar prostitucionin në Sarandë, ka rezultuar pozitive në analizat për HIV/AIDS që ka kryer në ambientet e spitalit të burgut në Tiranë ku po vuan një dënim prej 4 vjet e 8 muaj burg.
50-vjeçarja me inicialet N.S, nënë e tre fëmijëve, vuan dënimin në burgun 325 në Tiranë për ushtrim prostitucioni, por aktualisht ndodhet e shtruar në spitalin e burgut në kryeqytet ku po merr edhe mjekimet e domosdoshme për sëmundjen që e ka prekur.
N.S. u dënua para disa ditësh me 4 vjet e 8 muaj burg, ndërsa së fundmi, është njohur edhe me përgjigjen e analizave të HIV/AIDS, të cilat kanë rezultuar pozitive në 2 prill 2015.
Në epikrizën për 50 vjeçaren rezulton se ajo është ankuar vazhdimisht për dobësi trupore, diarre e shenja të tjera në trup, prej disa ditësh. Nisur nga këto shqetësime autoritet e burgut 325 e kanë dërguar për spital ku ndodhet e shtruar që prej 5 janarit.
Kjo shtetase ka pasur marrëdhënie me një numër të madh klientësh gjatë ushtrimit të prostitucionit prej 5 vitesh së bashku edhe me dy vajza më të reja të cilat i shfrytëzonte në Sarandë.
Shqetësues është fakti se pas rezultateve, shumë klientë të 50 vjeçare mund të jenë infektuar nga HIV/AIDS.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO