Regjisori kroat Pavle Balenoviç ka sjellë një filmim nga arkivat e tij, ky shfaqet edhe mesfushori Luka Modriç. Dokumentari i titulluar "Wolfman: Ditari i Paul Balenoviç", në të cilin Modriç është pesë vjeç është xhiruar për BBC në fillim të viteve '90.
Në udhëtimin e tij regjizori tregon historinë e një familjeje që jeton në ultësirën e maleve të Velebit dhe ka një kope dhensh. Balenoviç pohon se njeriu në dokumentar është babai i mesfushorit të Real Madridit, madje se djaloshi që shfaqet për disa sekuenca është Luka.
Familja Modriç ishte shumë e mirë dhe e këndshme. I kam vizituar kurdoherë që kam xhiruar kafshët e egra në male. Por vetëm disa vjet më parë kam marrë disa informacione se kush është djali i vogël që mbledh dhentë. Ai djalë u bë një futbollist i famshëm kroat - Luka Modriç.
Pavle Balenoviç, regjizor
Edhe mediat kroate konfirmojnë pretendimet e regjizorit pasi Modriç u rrit në Zaton Obrovacki, një fshat në shpatet jugore të maleve Velebit, një zonë në veri të qytetit bregdetar të Zadarit. Por ai u detyrua të largohej nga shtëpia pas nisjes së luftës në vitin 1991.
Dokumentari i BBC në të cilin shfaqet Modriç: