Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar dhe ka filluar dëbora në të gjithë zonën veriore dhe juglindore të vendit.
Në disa qarqe, dëbora ka arritur një trashësi të konsiderueshme duke vështirësuar qarkullimin, por nuk raportohen akse të bllokuara. Gjithashtu, ka mungesë të energjisë elektrike në Korçë e Kukës.
Autoritetet dhe mjetet borëpastruese vijojnë punën për mirëmbajtjen e segmenteve rrugore me anë të pastrimit dhe kriposjes.
KORÇË:
Deri më tani, situata më problematike paraqitet në Dardhë të Korçës ku trashësia e shtresës së bardhë arrin deri në 50 centimetra në disa vende.
Prezenca e erës së fortë ka favorizuar reshjet e dëborës duke bërë që aksi Boboshticë-Dardhë të mbulohet. Dy borëpastruese ndodhen në terren për mbajtjen nën kontroll të situatës. Qarkullimi vijon, por nevojiten zinxhirë.
Në doganën e Qafë-Thanës është ndaluar qarkullimi i kamionëve për shkak se po punohet me borëpastruese në segmentin hyrës drejt Maqedonisë. Kjo ndërhyrje do të jetë për pak orë, çka deri më tani ka sjellë ndalimin e kamionëve por me përfundimin e ndërhyrjes nga borëpastrueset do të rinisë qarkullimi edhe për këto mjete të tonazhit të rëndë.
Në Lotin 7, në akset Libonik–Rëmbec–Plasë dhe Korçë–Voskopojë, reshjet e borës kanë arritur deri në 8 cm, të shoqëruara me erë të fortë. Akset janë pastruar dhe kriposur, ndërsa qarkullimi vijon normalisht.
Në akset Korçë–Ersekë (K.3) dhe Zëmblak–Goricë–Bilisht–Miras (K.6), gjatë natës ka pasur reshje bore. Po vijon pastrimi dhe kriposja, rekomandohet qarkullimi me goma dimërore.
Në akset Maliq–Kufi Gramsh dhe Ersekë–Leskovik–Tre Urat, gjatë natës ka pasur reshje bore dhe vijon puna për pastrimin dhe kriposjen.
Energjia elektrike është ndërprerë në këto zona:
Fideri Potgozhan, NST Guri i Kuq pa energji, rreth 500 abonentë ruralë në zonat Trebinjë dhe Bishnicë.
Fideri 8 Rehovë NST Ersekë, pa energji zona Rehovë 40 abonentë.
Fideri Vithkuq NST Rehovë, pa energji zona Mazrekë, 3 abonentë ruralë.
Fideri 9 NST Lozhan pa energji zona Mesmal, 50 abonentë ruralë.
Fideri 4 NST Mollas pa energji zona Pepellash, 5 abonentë ruralë.
Fideri 22 NST Korçë pa energji 3 abonentë privatë dhe antena në Cardhak (Stefani).
Fideri JO6 NST Leskovik, pjesërisht në punë pa energji 2 abonentë në zonën Gërmenj.
Fideri 19 NST Korçë pjesërisht në punë, pa energji zona Dardhë 140 abonentë.
Fideri 3 NST Ersekë pa energji.
Ekipet e OSSHE-së ndodhen në terren dhe po punojnë për normalizimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike.
Reshjet e borës kanë përfshirë territorin e bashkisë Pukë dhe Fushë Arrëz. Reshjet vijojnë me intensitet mesatar. Aktualisht nuk raportohet për probleme. Përgjatë segmentit rrugor Bardhet - Kryzi - Iballë duhet kujdes pasi poshtë borës ka shtresa akulli që e bëjnë të rrezikshëm qarkullimin. Në Bogë-Theth, aktualisht po punohet me dy mjete borëpastruese. Rruga është e hapur, por mjetet duhet të përdorin goma dimërore e zinxhirë për të qarkulluar.
KUKËS
Dëbora ka arritur në 7 centimetra në disa zona, por qarkullimi rrugor nuk paraqitet i bllokuar. I gjithë qarku i Kukësit furnizohet me energji elektrike, përveç fshatit Gëdhesht (13 abonentë) në njësinë administrative Malzi, 15 abonentë në fshatin Shtrezë të njësisë administrative Topojan, bashkia Kukës, si dhe njësisë administrative Bujan, Bashkia Tropojë.

Reshjet e dëborës kanë përfshirë gjatë orëve të fundit Bulqizën dhe zonat malore të Dibrës, duke sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave. Dëbora ka mbuluar rrugët dhe fshatrat, ndërsa në disa akse malore qarkullimi po kryhet me vështirësi.
Rrugët nacionale janë të hapura. Rruga e Arbrit Peshkopi-Tiranë ka problematika në aksin Fushë Bulqizë-Qafa e Buallit.
Trashësia e borës në Bulqizë kalon 10 centimetra në zonat malore shkon dhe 20-25 centimetra dëborë.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes, të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë, veçanërisht në zonat me lartësi. Shërbimet e emergjencës dhe borëpastrimit janë në terren për të mbajtur rrugët të hapura.

Ulja e temperaturave ka bërë që Mali i Krujës dhe gjithë Malësia e Krujës të mbulohen nga petku i bardhë i dëborës.
Reshjet kanë filluar gjatë natës dhe vijojnë ende. Niveli i dëborës në disa vende ka arritur në rreth 15 centimetra.
Rrugët janë të kalueshme me kujdes, nuk raprtohet për problematika.
I gjithë qarku i Kukësit është përfshirë nga reshje dëbore, të shoqëruara me temperatura të ulëta, të cilat u rikthyen në orët e hershme të mëngjesit pas disa ditësh mungese. Bora ka zbardhur qytetin e Kukësit, ndërsa në zonat malore mbi 600 metra mbi nivelin e detit, trashësia e saj ka kaluar 7 centimetra.
Subjektet kontraktore vijojnë punën pa ndërprerje për pastrimin e rrugëve nga bora dhe kriposjen e tyre. Të gjitha akset rrugore nacionale, deri në këto momente, janë të qarkullueshme. Megjithatë, me vështirësi kalohet në rrugët rurale të njësive të larta malore të tre bashkive të qarkut, ku mjetet duhet të qarkullojnë me goma dimërore dhe zinxhirë, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Deri më tani nuk raportohet për akse rrugore të bllokuara, ndërsa strukturat përgjegjëse janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.
Policia Rrugore u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të ulin shpejtësinë, sidomos në të dy anët e tunelit të Kalimashit. Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk ka raportime për problematika të tjera. I gjithë qarku i Kukësit furnizohet me energji elektrike, përveç fshatit Gëdhesht (13 abonentë) në njësinë administrative Malzi, 15 abonentë në fshatin Shtrezë të njësisë administrative Topojan, bashkia Kukës, si dhe njësisë administrative Bujan, Bashkia Tropojë.
Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar dhe ka filluar dëbora në të gjithë zonën veriore dhe juglindore të vendit. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, akset janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht.
Të gjitha akset janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht. Borëpastrueset janë në terren dhe kanë bërë pastrimin e segmenteve rrugore dhe kriposjen e tyre.
ARRSH këshillon drejtuesit e mjeteve për kujdes të shtuar dhe pajisjen e tyre me goma dimërore e zinxhirë.
Në rajonin verior reshjet e dëborës janë të pranishme në: Bajram Curri-Valbonë, Ura Bujan-Qafë Morinë, Bujan-Qafe Morinë (doganë),Sopot-Kerrnaj,Qafe Mejdan -Tropojë-Buçaj, Fierzë-Bajram Curri, Bulqizë-Peshkopi, Kukes-Shishtavec, Kukës-Bushtricë, Kukës-Krumë, Bogë-Theth, Dedaj-Razëm.
Në rajonin qendror në traun Dajt – Qafë Priskë – Qafë Mollë.
Në rajonin jugor në Qafë Thanë-Kapshticë, Qukës-Qafë Plloçë, Maliq–Kufi Gramsh, Korçë-Voskopojë, Boboshticë-Dardhë, Ersekë-Leskovik-Tre Urat dhe në Muzinë.
Gjatë natës, pjesa veriore e vendit ka qenë nën ndikimin e reshjeve të dëborës.
Reshjet e borës kanë përfshirë territorin e bashkisë Pukë dhe Fushë Arrëz. Reshjet vijojnë me intensitet mesatar. Aktualisht nuk raportohet për probleme. Përgjatë segmentit rrugor Bardhet - Kryzi - Iballë duhet kujdes pasi poshtë borës ka shtresa akulli që e bëjnë të rrezikshëm qarkullimin.
Në Bogë-Theth, aktualisht po punohet me dy mjete borëpastruese. Rruga është e hapur, por mjetet duhet të përdorin goma dimërore e zinxhirë për të qarkulluar.
Policia e Qarkullimit Rrugor u bën apel drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes teksa qarkullojnë përgjatë akseve rrugore që përshkojnë veriun e vendit, teksa nuk do të zbatohet Kodi Rrugor ndaj drejtuesve të mjeteve të cilët nuk janë të pajisur me të gjithë kushtet teknike si gomat dimërore dhe zinxhirët.
Komente











