50% e ekonomisë informale, Alban Zusi: Duhet ulje taksash, fiskalizimi vështirë të japë zgjidhje

Ekonomia informale në vend arrin në shifra alarmante, fakt i bërë i ditur shpesh herë nga ekspert të fushës së ekonomisë, por e konfirmuar edhe nga KLSH. Sipas këtij institucioni kasat fiskale me një kosto prej 46.5 milionë euro nuk kanë qenë efikase në uljen e evazionit, pasi sipas raportit të publikuar për efikasitetin e kasave fiskale thuhet se ekonomia informale ka arritur në nivelin e 50%.

Por a ka fajtor për rritjen e informalitetit e për pasoj mosrealizimin e të ardhurave dhe a ka zgjidhje. Eksperti Alban Zusi shprehet për Report TV se zgjidhja do te jetë shumë e shpejtë dhe e mundur. Sipas tij duhen politika sektoriale dhe ulje të taksave për biznesin që të rritet deklarimi.

“Pa-diskutim që ka zgjidhje, pa-diskutim që ka shpresë, dhe mundet që zgjidhja të jetë shumë e shpejtë, ndoshta edhe në harkun e 1-2 viteve. Në qoftë se do të kishte një politikë të mirëfilltë për formalizmin e ekonomisë. Kur taksat ulen të ardhurat shtohen, ose informaliteti ulet. Pra nëse do të ketë ulje taksash do të kemi pa-diskutim formalizmi të ekonomisë madje do të kemi edhe rritje të ardhurave në buxhet. E shoh uljen e taksave si një ndër instrumentet veçanërisht në sektorin industrial”, tha ish ministri i Bujqësisë.

Në uljen e evazionit fiskal nuk ndikoi as aksioni i gjerë antiinformalitet, pasi nga aktkonstatimet e Inspektorëve, rezultoi se 35-40% e bizneseve kryenin shkelje. Për Zusin faji nuk qëndron tek inspektorët, por tek mungesa e një sistemi të detajuar që rrit vetdeklarimin.

“Nuk mund ti fajsojmë ato 200 inspektor tatimor, pse nuk na kanë luftuar evazionin fiskal, po as inspektorët doganor, porsa kohë ne nuk iu kemi dhënë instrumenta që nuk iu lënë të lëvizin nga një kuadrat i caktuar dhe të cilat do të krijonin edhe frikë në këto inspektor ndaj çdo tentative abuzimi”, tha ai.

Pikëpyetja e vitit 2020 është fiskalizimi a do e bëjë të mundur uljen e informalitetit?

Nuk e kam shumë të qartë se në çfarë konsiston apo si e ka menduar ligji për fiskalizimin për ta zgjidhur apo fituar betejën me informalitetin, por unë besoj se një përmirësim do të ndodh por km frikë se do të dëmtohet biznesi i vogël”, pohon Zusi.

Për ish ministrin e Bujqësisë viti 2019, nuk ishte një vit aspak i mirë për biznesin, përveç se  pati ulje të kërkesës ndërmarrjet dhe bizneset më shumë humbën sesa fituan. Sipas tij goditjen më të madhe e dha tërmeti i 26 nëntorit, i cili do kërkojë shumë kohë që të kapërcehet nga biznesi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shoferi del nga makina e grushton kalimtarin,se i kërkoi të priste të kalonte rrugën

Lezhë, shoferi del nga makina e grushton kalimtarin,se i kërkoi të priste të kalonte rrugën