TIRANE - Shoqëritë publike të energjitikës përgjegjëset kryesore 5.1 miliardë lekë, ose gati 50 milionë dollarë është dëmi i shkaktuar arkës së shtetit për vetëm gjashtë muajt e parë të këtij viti, në bazë të auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Dëmi i drejtpërdrejtë ekonomik ndaj shtetit llogaritet në masën 3.6 miliardë lekë, dhe shkeljet financiare me ndikim negativ në performancën e subjekteve të audituara 1.4 miliardë lekë. Nga analiza e punës gjashtëmujore të drejtuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj, rezulton se ky dëm është konstatuar në 91 auditime.
Dy drejtorët e përgjithshëm Robert Gjini dhe Helga Vukaj raportuan në mënyrë specifike për dëmet e konstatuara nga kontrollet. Ata vunë në dukje se fajtorët kryesorë për këtë dëm janë shoqëritë publike dhe koncesionet. Sipas Vukajt, mes shoqërive publike, përgjegjëse për pjesën më të madhe të dëmit janë ato që operojnë në sektorin e energjetikës, me një total prej 2.7 miliardë lekësh. 278.5 milionë lekë është dëmi i konstatuar nga kontrollet e departamentit të auditimit të pushtetit vendor, kontrollit të territorit dhe privatizimit të pronës shtetërore.
Sipas analizës së raportuar nga Gjini, mësohet se nga departamentet e auditimit të buxhetit qendror dhe Drejtorisë ekonomike është konstatuar një dëm prej 1.4 miliardë lekësh. Përgjegjëse kryesore për këtë dëm ekonomik është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, me një dëm total prej 1.1 miliardë lekësh, i shkaktuar në dhënien me koncesion të pronës shtetërore.
Ndërkohë, Autoriteti Rrugor Shqiptar është përgjegjës për një dëm ekonomik prej 285 milionë lekësh. Qendra e publikimeve zyrtare ka shkaktuar në arkën e shtetit një dëm prej 22.5 milionë lekësh, ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës-Kanalizimeve është përgjegjëse për një dëm prej 13.7 milionë lekësh. Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave i është faturuar nga ekspertët e KLSH-së një dëm prej 12.8 milionë lekësh.
Në bazë të këtyre rezultateve, sipas Leskajt “janë kryer 18 kallëzime penale, për konsumimin e veprës penale të shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë në tendera publikë, shifër kjo afërsisht e barabartë me numrin e kallëzimeve të bëra në tre vitet e fundit 2009-2011, të marra së bashku”. KLSH ka dhënë 2.113 rekomandime, ose 29 % më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë; ka rekomanduar 489 masa disiplinore, ose 86 % më shumë se periudha janar-qershor 2011; ka rekomanduar 1,137 masa organizative.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.08.2013
Redaskai Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
42.7%
-
Gafë
52.3%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 5302
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksioni i RENEA-s tek Astiri, Identifikohet i dashuri i 21 vjeçares, Shqiptarja.com zbulon të kaluarën e 26 vjeçarit nga Tepelena
10 Janar, 11:11
-
Shkodër/ Vrasja e Ramazan Matajt, Gjykata cakton 'arrest në burg' për vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasaj! Asnjë prej tyre nuk dëshmon në seancë, mungojnë familjarët nga frika e gjakmarrjes
10 Janar, 11:08
-
Vjosa Osmani: Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Strategjik
10 Janar, 11:01
-
Rama i përgjigjet 'Sy më sy' komentuesit: Së shpejti paketa e dytë mbështetëse për panelet diellore për familjarët
10 Janar, 10:59
-
Durrës/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, gjatë një konfliktit me një bashkëmoshatar të tij, vihet në pranga 17-vjeçari
10 Janar, 10:50
-
Tiranë/ Katër djem në kërkim për alarmin tek 'Astiri', ku RENEA ndërhyri të nxirrte vajzën nga banesa! Identifikohet dhe i dashuri i 21 vjeçares (EMRI)
10 Janar, 10:49
-
Zyrtare/ Alban Bushi firmos kontratën e re, drejton Kombëtaren deri në vitin 2026
10 Janar, 10:46
-
Los Anxhelos, enklava e metodistëve që u shndërrua në strehë për intelektualë dhe aktorë: Tani nga "Palisades" ka mbetur vetëm hiri
10 Janar, 10:41
-
VIDEO/ ‘Predhë’ nga distanca, Rocco Vata shënon supergol në Angli
10 Janar, 10:36
-
Debate brenda PD, grupi i Bardhit kundërshton sulmin e Berishës ndaj gjyqtares së Kushtetueses Marsida Xhaferllari
10 Janar, 10:33
-
Athinë/ Përkeqësohet gjendja e Kryepiskopit Anastas, spitali 'Ungjillëzimi' bën me dije se është në intubim
10 Janar, 10:26
-
Aktivitetet kulturore/ Ekspozita ‘Tejdukshmëri ekzistenciale’ tek Kryeministria, aktiviteti ‘Janari në Festën e Filmit Shqiptar’ në Gjirokastër
10 Janar, 10:25