50 € policit për të shmangur gjobën, arrestohet në Lezhë 19-vjeçari që jetonte në Itali (VIDEO)

LEZHË- Një 19-vjeçar i cili jetonte në Itali ka tentuar që të korruptojë një polic rrugorë për të shmangur gjobën, por është arrestuar në flagrancë.

Mësohet se në pranga ka rënë A. L.. Ai ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke drejtuar mjetin e tij me shpejtësi të lartë. 19-vjeçari është konstatuar nga agjenti verifikues me Radar, dhe gjatë momentit të ndalimit i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore së bashku me dokumentacionin një kartëmonedhë të prerjes 50 euro. Çdo gjë është filmuar nga kamera e trupit të policit.

Mbi të riut rëndon akuza për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tush: 02/08/2019 12:38

    Arrestoni nej prokuror a gjyqtare nej here ore

    Përgjigju
  • Shoferi: 02/08/2019 11:55

    I shkreti polic sa herë e ka mallkuar atë që I ka thënë sot do mbash kamera në trup gjatë shërbimit..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja