50 spiunët e Maksim Ferrës

50 spiunët e Maksim Ferrës
KOSOVE - Maksim Ferra ka rekrutuar mbi 50 agjentë në Kosovë për organizatën e tij të quajtur Agjencia e Kërkimit dhe e Investigimit. Të gjithë janë identifikuar dhe po zhvillohen hetime nga Prokuroria për përfshirje në veprime kriminale, shkruan Koha Ditore.

Ata gjithashtu kanë  siguruar dhe paraqitur si fakt një listë të këtyre njerëzve të gjithë shqiptarë nga Kosova. Burime brenda Koha Ditore thonë që disa nga personat e apostrofuar kanë patur kartela dhe shenja identifikuese të cilat i kanë paraqitur kur janë ndaluar nga Policia e Kosovës, e që ngjajnë apo janë identike me ato të Agjencisë Kosovare të Intelegjencës-AKI.

Në listë ka ish-policë, ish-kandidatë për deputetë në listat zgjedhore, njerëz që pretendojnë se kanë punuar për Shërbimin Informativ të Kosovës, sipas kësaj liste të hartuar nga autoritetet e rendit punojnë për Maksim Ferrën nga Shqipëria, shkruan më tej Koha.

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, ROSU, Arbresh Dalipi, figuron si specialist në këtë organizatë. Ai kishte qenë iniciator i protestës së policëve të Kosovës në vitin 2009, ish-sindikalist i Policisë së Kosovës dhe kandidat për deputetë nga lista e FER- "Fryma e Re". Pas bashkimit të FER në Vetëvendosje, Dalipi kishte filluar me shkrime dhe kolumne që kritikonin Lëvizjen Vetëvendosje dhe ish-kolegët e tij nga FER.

Specialist është edhe fotoreporteri Vedat Xhymshiti, sikurse edhe pretenduesi se ka qenë pjesë e SHIK-ut, Naim Miftari. 

Ata gjenden në një listë prej 50 personash të cilën e posedojnë Policia e Kosovës dhe Prokuroria, shkruan Koha.

Faton Mehmetaj del te jetë drejtor për Kosovë i Agjencisë së Kërkimit dhe Investigimit (AKI). Bilall Kryeziu, shef i AKI-së, e Rino Jonay, shqiptar nga Kosova koordinator në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Si agjente figuron edhe Fitnete Ramosaj - autore e disa librave për luftën në Kosovë. I fundit në listë është Xhavit Berisha, si agjent kërkimi.
Zejnullah Ganiu e Mair Qaili janë agjentë për Republikën e Maqedonisë.

/rg/koha/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga