Vaksinat COVID/ Basha: Rama shkoi në Nju Jork për të blerë këpucë të reja! I kthehet Endri Fuga: Ti edhe kur punon fle, vendet në rajon s'kanë siguruar asgjë

Pas daljes sot të Kryeministrit Rama, i cili dha lajmin se Shqipëria ka siguruar marrëveshjen me Pfizer për 500 mijë dozat e parë të vaksinës anti-COVID, vjen edhe reagimi i kryetarit të PD-së Lulzim Basha. Për kryeopozitarin Basha Rama përpiqet t'i shesë dështimet si suksese. Sipas tij tashmë Serbia dhe Maqedonia kanë nisur ndërkohë vaksinimin

"Si përherë Rama përpiqet t'i shesë dështimet si suksese. Shqipëria është vendi që jep ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj. Rama premton të sjellë shumë pak vaksina, dhe shumë vonë krahasuar me vendet e tjera. Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur ndërkohë vaksinimin, ndërsa Rama shkoi në Nju Jork për të blerë këpucë të reja! Ky i dështuar duhet të largohet nga qeverisja, që Shqipëria të ndryshojë e të shpresojë sërish", shkruan Basha.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:34
Deklarata e Bashës për vaksinën/ Braçe: Pse s'na i kursen 'lylellëqet' ditën e parë të vitit

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar pas deklaratave të kreut të PD-së, Lulzim Basha për vaksinën anti-COVID.  Braçe i kthehet Bashës në rrjetet sociale duke i shkruar që t'i kursejë 'lylellëqet' ditën e parë të vitit.

"Ora 14.10, u zgjua! Po pse nuk na i kursen LYLELLEQET qe diten e pare te vitit?! Deri dje thoshte: S'kanë leke për vaksinën, nuk u jep njeri vaksinë, dështuan, ju kërkova shoqeve të PD të na japin vaksinën! Tani thotë se vaksinë është ardhja e tij në pushtet! Ju shëron ky", shkruan Braçe.

Ora 14:07
Basha reagon serish: Vaksina më e mirë është largimi i Ramës

1609413863_lulzimbashaintervistasakteklan1047814952123629327975.jpg

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar serish në lidhje me çështjen e vaksinave anti COVID në vend. Këtë herë në Facebook, Basha shkruan se vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës

"Edhe me vaksinat e njëjta histori si me dështimet e Ramës këto 7 vjet. Premtoi 300 mijë vende pune dhe shtoi papunësinë dhe varfërinë, rriti koston e jetës dhe shkatërroi ekonominë. Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës. Vetëm kjo do na lëvizë nga dështimet drejt suksesit, nga dëshpërimi drejt shpresës", shkruan kryetari i PD.

Ora 13:34
Endri Fuga-Lulzim Bashës: Ti edhe kur punon fle! Maqedonia e Veriut, Mali Zi e Kosova s'kanë siguruar ende asnjë vaksinë, Serbia e nisi me vetëm 5 mijë doza

Drejtori i Komunikimi në Kryeministri, Endri Fuga, i është përgjigjur Lulzim Bashës pasi ky i fundit i konsideroi si dështim ccështjen e sigurimit të vaksinës anti COVID për Shqipërinë.

"Zoti Lulzim kur ti fle Edi Rama vazhdon punon, kurse ti edhe kur punon fle! Maqedonia e Veriut, Mali Zi, Kosova s'kanë siguruar ende asgjë, ndërsa Serbia e nisi me vetëm 5 mijë doza! Fli zoti Lulzim dhe mos bëj politikë me shëndetin e me vaksinën në gjumë! #ShqipëriaBuzëqesh", shkruan Fuga në Twitter.

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andi: 03/01/2021 16:10

    LERE O ENDRI ,,,MOS U TALL AQ SHUME ME 7×7=42,,,,SE DO TALLEN DHE KALAMAJTE E TIJ ME ATE,,SE POPULLI JA KA PIRE LENGUN ME KOHE......///

    Përgjigju
  • FATMIRI: 02/01/2021 09:00

    LUL GRUA Q.......PUSHT DHE HAJDUT SE PER POLITIKE TE HA M......

    Përgjigju
  • Endri: 01/01/2021 14:21

    Se si ka arrdhur puna te jesh ti kandidat per KM?!! Cudirat e kesaj bote

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni