Shqipëria ka siguruar zyrtarisht 500 mijë dozat e para të vaksinës anti COVID. Lajmin e dha Kryeministrin Rama i cili tha se është firmosur Akti Normativ për termat e marrëveshjes.  Kryeministri u shpreh se vaksinimi do të nisë në fillim me bluzat e bardha, pastaj me mësuesit, policët dhe moshat madhora mbi 75-vjeç.

"Në prag të ndërrimit të viteve Shqipëria ka siguruar zyrtarisht 500 mijë dozat e para të vaksinës anti COVID nga kompania Pfizer. Shoppingu im në New York përfundoi me sukses. Kemi dakordësuar me Akt Normativ për aktivizimin e kontratës . Sasia e dakordsësuar do të paguhet menjëherw 10.700 dozat e para do të vijnë në javën e tretë të janarit. Mbi 30 mijë të tjerat vijnë në shkurt. Ndërkohë që edhe me dy vende partnere kemi siguruar 9000 doza", tha Rama. 

"Kjo është nisja më e mirë e mundshme e këtij viti vendimtar për zbrampsjen e këtij armiku të padukshëm.  Padyshim ky nuk është fundi i përpjekjes sonë për të garantuar që asnjë dozë e vaksinës të mos mungojë deri në fund. Do tw vazhdojmë të përpiqemi me këmbëngulje dhe pa pushim që plani i vaksinimit të vazhdojë sipas parashikimeve", vijoi ai. 

Fushata e cila do të ketë moton "Shqipëria buzëqesh" do të nisë brenda muajit në stadiumin "Air Albania" në Tiranë. Kryeministri Rama kritikoi edhe një herë qëndrimin e BE-së për vaksinimin në lidhje me vendet e Ballkanit.

Rama premtoi gjithashtu se Shqipëria do t'i dhurojë vaksinat Kosovës për vaksinimin e personelit mjekësor në spitalin COVID të Prishtinës. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:46
'Vaksina falas, jo e detyrueshme por e këshillueshme'/ Rama: Fushata fillon brenda janarit në stadiumin 'Air Albania'

Rama deklaroi se fushata e vaksinimit do të fillojë shumë shpejt, brenda këtij muaji, në stadiumin "Air Albania" në Tiranë. Rama tha se vaksina është falas dhe këshillueshme por jo e detyrueshme.  

"Ka nisur puna për qendrat e vaksinimit në Shqipëri. Qendra e parë do të jetë ajo e Tiranës në "Air Albania", ku brenda pak ditësh gjithçka do të jetë gati. Fushata e vaksinimit do të ketë moton "Shqipëria buzëqesh". Do t'i kthejmë Shqipërisë buzëqeshjen e marrë peng vitin e shkuar nga armiku i padukshëm. Vaksina do të jetë falas dhe jo e detyrueshme por padyshim e këshillueshme për të gjithë", tha ndër të tjera Kryeministri.

Vaksinimi do të nisë në fillim me bluzat e bardha, pastaj me mësuesit, policët dhe moshat madhora mbi 75-vjeç.

Ora 12:39
Rama: Shqipëria ia doli vetëm, pa asnjë ndihmë nga BE

Kryeministri Rama kritikoi edhe një herë qëndrimin e BE-së për vaksinimin në lidhje me vendet e Ballkanit.

"E kemi kapërcyer kështu hendekun që hapi në mes të Evropës vendimmarja absurde, e papranueshme moralisht, e pakuptueshme politikisht, e pajustifikueshme edhe logjikisht i BE-së. Si njeri jam ndier i indinjuar, si evropian si turpëruar, ndërsa si Kryeministër i Shqipërisë jam ndier më i motivuar se kurrë për të mos lejuar përjashtimin e shqiptarëve. I hymë detit në këmbë dhe ia dolëm të cekim pak tokë pas asnjë ndihmë nga BE", tha Rama.

Ora 12:32
Dy vende mike do t'i japin Shqipërisë brenda dy javëve të ardhshme 9000 doza vaksine

Dy vende mike do t'i japin Shqipërisë brenda dy javëve të ardhshme 9000 doza vaksine.

'Ju bëj me dije gjithashtu se kemi garantuar gatishmërinë e dy vendeve  partnere për një total prej 9000 dozash në gjysmën e parë të janarit. Operacione solidariteti nga ana e dy qeverive mike, të cilat nuk na lanë vetëm në këto kohëra egoizmi dhe cinizmi të frikshëm për kontinentin ku jetojmë kur ende nuk dukej drita jeshile që u ndez mbrëmë", tha Rama.  

 

Ora 12:11
Rama: Dhuratë Kosovës për vaksinimin e 'bluzave të bardha' të Prishtinës

Në fjalën e tij para pak minutave Rama tha se një pjesë e vaksinave të siguruara do t'i jepet Kosovës për vaksinimin e mjekëve.  

"Kosovës do t'i dhurojmë një sasi për vaksinimin e bluzave të bardha të spitalit të Prishtinës. i Kam kërkuar ministres së shëndetësisë që të flasë me homologun në Kosovë. Personeli shëndetësor atje do të ketë mundësinë të vaksinohet si të gjithë kolegët në Shqipëri", tha Rama.