KORCË-Një 37-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi ka kërcënuar me armë një biznesmen për t'i marrë 5000 euro.

Në pranga ka rënë Edison Lumi, 37 vjeç. Lumi nuk është një emër i pa njohur në botën e krimit dhe për drejtësinë shqiptare.

Mësohet se 37-vjeçari është i dënuar më parë për për veprën penale “Vrasja me paramendim”.