50-100 euro në zarf për të kaluar kufirin edhe pse s'lejohet/ Pranga dy personave në Rinas, tentuan të korruptonin punonjësin e Rinasit (VIDEO)

TIRANË- Kufijtë janë të bllokuar për një kategori të caktuar njerëzit, por kjo nuk i ka penguar shqiptarët që të bëjnë tentativa të ndryshme për të shkuar në shtete të caktuara të Europës.

Dy prej tyre, edhe pse nuk bënin pjesë në kategorinë e lejuar, janë nisur drejt Rinasit dhe kanë tentuar që të korruptojnë punonjësit, por nuk ia ka dalë mbanë.

Një prej tyre i ka dhënë punonjësit të kufirit 50 euro për ta lejuar, e ndërsa një tjetër i cili ishte me bashkëshorten 100 euro. Për pasojë, janë vënë në prangat e policisë. Në pranga kanë rënë A. M., 41 vjeç, banues në Tiranë dhe Q. M., 56 vjeç, banues në Divjakë.

Njoftimi i policisë
Intensifikohen kontrollet për përmbushjen e kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së. Kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e falsifikimit të dokumenteve, me qëllim udhëtimin për të kërkuar azil.

Policia Kufitare e Rinasit, brenda pak orësh godet dy raste të mitëdhënies. Tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Kufitare, me qëllim lejimin për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së edhe pse nuk plotësonin kushtet, vihen në pranga dy shtetas. Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në zbatim të masave parandaluese për moslejimin e udhëtimit drejt vendeve të BE-së të atyre shtetasve që nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasit:

A. M., 41 vjeç, banues në Tiranë;

Q. M., 56 vjeç, banues në Divjakë.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe intervisitimit për qëllimin e udhëtimit në vendet e BE-së, këta shtetas nuk justifikonin qëllimin e lëvizjes dhe nuk plotësonin kushtet për të udhëtuar në hapsirën Schengen. Shtetasi A.M. i ka ofruar punonjësit të Policisë Kufitare 50 euro, ndërsa disa orë më vonë shtetasi Q. M., i cili donte të udhëtonte bashkë me bashkëshorten, i ka ofruar punonjësit të Policisë Kufitare 100 euro, me qëllim lejimin e kalimit.

Policia Kufitare apelon për të gjithë shtetasit që duan të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së, që në rast se nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen të mos ndërrmarin asnjë veprim të kundërligjshëm, pasi do përballen me ligjin.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • alfons: 25/10/2020 13:35

    bravo me te lumte te komentoj edhe nje here pozitiv dhe une se ngela duke share si spiun qe jam

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur