TIRANË- 5062 persona janë përgjuar në Shqipëri për llogari të hetimeve të Prokurorisë përgjatë vitit 2019. Report Tv mëson se këto përgjime janë bërë në kuadër të procedimeve penale përfshirë hetimet e ish- Krimeve të Rënda dhe Prokurorive të rretheve.
Kryesisht veprat penale për të cilat është lejuar përgjime kanë qenë, grupet kriminale, narkotrafiku, prostitucioni, korrupsioni dhe veprat penale të lidhura me terrorizmin.
Rezulton se vendimet e përgjiemve kanë qenë 2714 të tilla ndërsa burime për ReportTv bëjnë me dije se përgjimet nuk kanë përfshirë vetëm bisedat telefonike, por edhe rrjetet sociale dhe platformat e komunikimit. Në këtë raport të Prokurorisë tashmë të dorëzuar në parlament rezulton se ekstradimet kanë patur një numër të lartë 180 persona kryesisht shqiptarë të dërguar jashtë vendit ku kanë kryer krime dhe 157 të ekstraduar nga jashtë drejt Shqipërisë.
Ndalur tek ligji i dekriminalizimit rezulton se prokuroria ka marrë 204 kërkesa për verifikimin e të shkuarës së personave zyrtarë të lartë, politikan dhe të zgjedhur. Prej këtyre kërkesave 163 janë përfunduar, 15 emra kanë rezultuar me probleme për të cilët është kërkuar humbja e postit dhe janë proceduar penalisht për deklarim të rremë dhe 41 kërkesa janë mbartur për vitin 2020 dhe janë ende në shqyrtim.
Përgjatë 2019 rezulton se vepra penale e vrasjes ka pësuar një rritje përfshi ato me dashje e paramendim në krahasim me vitin 2018, 33 vrasje me dashje rezultojnë në 2019 kundrejt 30 për 2018. Vrasje me paramendim 49 kundrejt 47 të vitit 2018 dhe vrasja në rrethana cilësuese 36 kundrejt 25 të ndodhura në vitin 2018.
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/5e97177c1cbc6Screenshot_1.jpg)
(Kliko këtu për të lexuar raportin e Prokurorise se Pergjithshme)
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.4%
Vota total: 1199
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekskluzive/ Ish-prokurori që hetoi 21 Janarin: Provat në Kryeministri u prishën, gjetëm 120 gëzhoja! Prokuroria e Përgjithshme duhet ta kishte hetuar Berishën e zyrtarët, ne s’kishim kompetencë
21 Janar, 18:52
-
Ligjet/ Bardhi akuza Prokurorit të Përgjithshëm: Olsian Çela s’ka kapur as standardin e Arta Markut! S’kemi marrë asnjë përgjigje për individët me rekorde kriminale
8 Nëntor 2024, 14:00
-
SPAK e akuzon Leonard Hiden për ‘shpërdorim detyre’ kur ishte shef Krimesh, KQZ do lejojë kryebashkiakun e Libohovës të mbajë mandatin (DOKUMENTI)
16 Tetor 2024, 14:13
-
Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, vetëm KLP cakton dy anëtarë! Prokuroria e Përgjithshme dhe KLGJ nuk marrin pjesë: Gati të japim opinion
4 Tetor 2024, 11:10
-
Kryebashkiaku i Hasit 'shpëton' nga ligji i dekriminalizimit, KQZ: Do të vazhdojë detyrën
9 Shtator 2024, 11:11
-
‘Drejtësia’ nesër në Kuvend! Altin Dumani para deputetëve prezanton raportin e SPAK
14 Korrik 2024, 11:56
-
Dekriminalizimi/ KQZ nis verifikimin e kryebashkiakut të PS në Malësisë së Madhe! PD e akuzon Tonin Marinaj për trafik droge në Itali
11 Korrik 2024, 12:35
-
Pas kërkesës së PD për verifikimin e kryebashkiakut të Malësisë së Madhe, Prokuroria e Përgjithshme vihet në lëvizje! Letër KQZ
4 Korrik 2024, 14:30
-
Dekriminalizimi/ PD kërkesë Prokurorisë: Verifiko kryebashkiakun socialist të Malësisë së Madhe! Tonin Marinaj: Akuza të fabrikuara
2 Korrik 2024, 14:55
-
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela takohet me ambasadorin Gonzato: Ngrihet shqetësimi i mungesës së infrastrukturës në disa Prokurori
31 Maj 2024, 09:02
-
Dekriminalizimi/ KQZ çon në Prokurori kryebashkiakun PS të Libohovës! PD: Hide, fshehu faktin se po hetohej për kultivimin e kanabisit në Gjirokastër
24 Maj 2024, 17:25
-
Rekomandimet e qeverisë për SPAK dhe Prokurorinë! Manja: Prioritet lufta kundër krimit organizuar dhe korrupsionit, shmangni çdo lloj influence
3 Maj 2024, 11:10
Pergjimet duhet ti beje policia se bashku me prokurorine dhe shikun...edhe 5000 veta jane pak,,duhen pergjuar 500 mije veta ne vit duke perfshire politikane,zyrtare dhe deputete...
PërgjigjuNeper bashki ka me qindra te denuar.
Përgjigju1/3 e këtyre duhete të jene vlonjete
Përgjigju