'51 viktima u shkaktuan nga ndërtimet jashtë planit', Rama: Çdo kat shtesë me qëllim përfitim financiar do sekuestrohet ose do shembet (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar shembjen ose sekuestrimin me qëllim social të kateve shtesë të ndërtuar në pallate. Ai tha se shtesat nëpër pallate të projektuar për më pak kate u bënë shkak për shembjen e objekjeteve që shkaktuan 51 viktima pas tërmetit të 26 nëntorit.

"Pjesa më e madhe e ndërtesave në Tiranë dhe në qytetet e tjera nuk kanë lidhje me lejet e ndërtimit të miratuara. Nëse do të ishin zbatuar projektet e miratuara nga bashkitë do kishin sot qytete shumë më cilësorë se sa ato që kemi sot. Ajo që ka ndodhur dhe ka sjellë edhe situatën e papranueshme të papunësisë për të zotëruar pronën e tyre, është tejkalimit me shtesa. Në masë të patolerueshme rastesh, ajo që nis me miratimin e lejes është një trup që shfaqet i zmadhuar nga shkelja e ligjit. Pse nuk ka funksionuar kontrolli. Sepse nuk mund të funksionojë. Ka qenë një betejë e nisur nga unë që në bashkinë e Tiranës për të ndëshkuar rëndë çdo metës katrorë jashtë lejes. Nga gjoba e propozuar prej meje në atë kohë me 100% për metrat shtesë u zbrit këtu në këtë sallë me 4% të kostos për shtëpitë dhe 8% për dyqanet. Ky nuk është sanksion. Nuk mund të funksionojë kontrolli mbi lejet e ndërtimit nëse nuk ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë penale. Arkitektët janë përgjegjës për realizimin e projektit dhe duhet të firmosin për konformitetin e asaj që kanë ndërtuar. Ka vetëm një pengesë që përgjithësisht nuk është kapërcyer nga korrupsioni. Të gjithë janë të kujdesshëm kur japin leje sepse i thonë burgut hapu. Ajo që ndodhi në Durrës është historia e godinave që i përkasin kësaj kategorie që po flas unë. Janë shembur godina me shtesa. Shtoi ujë dhe shto miel. Ato godina që u nisën për 5 kate dhe u bënë 8 kate. Zhvilluesit pasi kanë shkelur me katër gjymtyrë lejet e ndërtimit, janë vënë para një kontrolli, kanë vajtur në gjykatë, duke gjunjëzuar shtetit duke marrë edhe legalizimin e paligjshëm të shtesës. Një pallat te drejtoria e policisë në Tiranë me 4 kate shtesë për të cilin u bë një betejë ligjore dhe zhvilluesi përqeshi shtetin. Pas këtij ligji ne duhet të kalojmë norma të reja që ngarkojnë me përgjegjësi të gjithë zinxhirin,. Ai nuk mund të bashkëpunojë më me zhvilluesin. Këto gjëra nuk imagjinohen në Gjermani apo në Francë, Nuk mundet dot që gjykatës t'i lihet diskrecioni nëse është apo jo e rrezikshme shtesa. Shtesa është shkelja e ligjit. Kjo sjell edhe përfitim të paligjshëm ekonomik dhe financiar në kurriz të qytetarëve. në fund nuk mundesh dot që sistemi të mbrojë ndërtuesin që ndërton jashtë lejes së ndërtimit duke vendosur një konfuzion total. Nuk mund të ketë ndërtesa gjysmë të paligjshme. Nëse ti ke bërë katin e gjashtë në një pallat 5 katësh, dhe ndërtuesit mos t'i hyjë asnjë gjemb në këmbë. KCK e ka gjunjëzuar shtetin. Çdo volum i ndërtuar me qëllim fitimi duhet ose shembur ose sekuestruar për qëllim social. Kjo do bëjë që edhe në Shqipëri të kemi ndërtime në përputhje me normat e ndërtimit. Masat tona ligjore nuk ndalen tek ky ligj që është i nevojshëm dhe ka shumë elementë. Sanksionet për ndërtimet individuale pa leje. Kjo është pjesa e nevojshme por hipokrite nëse nuk godasin ata që janë të dëmshëm. Një individ që shkel lejen nuk mundet më të amnistohet në Republikën e Shqipërisë. Ajo ka qenë një kategori e mbrojtur nga paaftësia për të bërë shtet, por edhe nga shkelja e syrit ndaj asaj kategorie. Duke i respektuar të gjithë ata që investojnë dhe ndërtojnë duhet të japim një mesazh shumë të qartë se kufiri është i pakapërcyeshëm. Atë kufi e përcakton ligji, planet dhe  dokumentet zyrtare.", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama paralajmëron arktitektët dhe ndërtuesit: Çdo kat shtesë me qëllim përfitim financiar do sekuestrohet ose do shembet (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'