Rama paralajmëron arktitektët dhe ndërtuesit: Çdo kat shtesë me qëllim përfitim financiar do sekuestrohet ose do shembet (VIDEO)

TIRANE-Prej orës 10:00 po zhvillohet seanca plenare e Kuvendit ndërsa në rendin e ditës janë disa çështje të rëndësishme. Në diskutim eshte edhe projektligji për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit, ku pritet të propozohen disa masa shtrënguese mbi kriteret e këtij sektori pas dëmtimit të banesave nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij u ndal te tërmeti tragjik i 26 nëntorit duke paralajmëruar shembjen ose sekuestrimin me qëllim social të kateve shtesë të ndërtuar në pallate. Rama tha se ndërtimet pa kriter u bën shkak për shembjen e ndërtesave nga tërmeti në 26 nëntor.

Por kryetarja e grupit parlamentar demokrat Rudina Hajdari akuzoi kryeministrin Rama se ka mbështetur ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako dhe se një pjesë e mirë e përgjegjësisë për ndërtimet pa kriter është edhe e tij. Debati për ndërtimet pa leje dhe pa kriter u kthye në një “luftë” ironie dhe akuzash mes kryeministrit dhe Rudina Hajdarit.

Ngjarja tragjike e 26 nëntorit solli nevojën urgjente për një ndërhyje në sistemin e ndërtimit. Sipas qeverisë, projektligji i prezantuar në Kuvend saktëson detyrat dhe përgjegjësitë e investitorit, zhvilluesit, organeve licencuese dhe atyre audituese.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:27
Lirohen 175 të dënuar/ Kuvendi miraton amnistinë për të burgosurit dhe ligjin për kontrollin e banesave pas tërmetit

TIRANE- Me 102 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin për amnistinë që liron nga qelia 175 të burgosur. Por kush janë 175 të dënuarit që do të lirohen? Nga amnistia përfitojnë të gjithë të dënuarit që deri në datë 31 dhjetor të vitit të kaluar janë dënuar me vendim të formës së prerë. Përfitojnë burrat të dënuar deri në 2 vite dhe në moshën mbi 60 vjeç, që llogaritet se janë 150 në total, 23 gra dhe 2 të mitur, ndërsa 29 gra përfitojnë 1/3 e uljes së dënimit. (Lexo këtu projektligjin e plotë që u miratua me kategoritë që përfitojnë).

Opozita në Kuvend kërkoi zgjerimin e kategorive që përfitojnë, por dy propozimet e deputetit Myslim Murrizi u rrëzuan nga shumica socialiste. Murrizi kërkoi që të lirohen të gjithë burrat që janë dënuar apo janë në proces për vepra që dënohen deri në 2 vite dhe 3 vite për gratë. Gjithashtu ai kërkoi që të falen të gjitha gratë që janë në burg, por shumica i rrëzoi amendamentet.

Një tjetër ligj i rëndësishëm që u miratua sot me  84 vota ishte edhe ai për kontrollin e banesave që janë ndërtuar në 50 vitet e fundit (lexo këtu cfarë parashikohet), ku kryeministri Edi Rama kishte një paralajmërim shumë të fortë për ndërtuesit (Lexo ketu). Sa i përket dekreteve të Presidentit Ilir Meta, i shumëdebatuari për paketën anti-shpifje u hoq nga rendi i ditës duke u shtyrë në pritje të opinioneve të Komisionit të Venecias, ndërsa u rrëzua ai për komunikimet elektronike (AKEP-in).

Rendi i ditës që u votua sot në Kuvend
Miratohet 80 vota pro akti normativ nr. 10, date 18.12.2019 "Per disa shtesa ne ligjin nr. 8438, date 28.12.1998, "Per tatimin mbi te ardhurat", te ndryshuar""
Miratohet me 84 vota pro akti normativ nr. 11, date 24.12.2019 "Per disa ndryshime ne ligjin nr. 99/2018 "Per buxhetin e vi tit 2019", te ndryshuar"
Miratohet me 84 vota pro projektligji "Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 8402, date 10.9.1998, "Per kontrollin dhe disiplinimin e punimeve te ndertimit'', te ndryshuar"'.
Miratohet me 86 vota pro projektligji "Per shkembimin automatik te informacionit te llogarive financiare".
Miratohet me 102 vota pro projektligji "Per dhenie amnistie".

Me 78 vota kundër rrëzohet dekreti i Presidentit te Republikes nr. 11.414, date 11.01.2020, "Per kthimin e ligjit nr. 92/2019 "Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 9918, date 19.5.2008, "Per komunikimet elektronike ne Republiken e Shqiperise", te ndryshuar".

Ora 14:30
Maliqi: Kemi përpara një klan mafizoz! Të gjithë më çojnë SMS, më thonë kujdes se je vetëm

Deputeti Lefter Maliqi ka hedhur akuza nga socialistëve dhe demokratëve, ndërsa e ka quajtur të cunguar aminstinë për të burgosurit. Ai tha se po lirohen trafikantët dhe po lhen në burg ata që janë kapur me 5 gramë drogë.

"Kemi para një klan mafioz. Të gjithë më çojnë SMS më thonë kujdes se je i vetëm. Pse nuk e pranuar interpelencën . Ka frikë. E di shumë mirë unë si fitoi ky në vitin 2017. Kjo amnisti është e cunuguar sepse kemi njerëz në burg për 5 gramë drogë. Të varfërit në burg, të pasurit të lirë. Kjo rilindje do rrëzuar . Ka socialistë të ndershëm që duhet të drejtojnë Shqipërinë", tha Maliqi.

Ora 14:14
Gjonaj prezanton kategoritë e të burgosurve që përfitojnë lirinë

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka prezantuar edhe njëherë kategoritë që përfitojnë liri nga burgjet nga amnistia. Gjonaj tha se Ministria e Drejtësisë nuk do të ndalojë punën e saj këti dhe do të kontribuojë në integrimin e grave dhe të miturve që do lenë qelitë, në jetën sociale.

"Vlen të theksohet se kjo aministi është vlerësuar katërcipërisht. Nga kjo amnisti përfitojnë të gjithë ata që për shkak të veprës penale dhe shkallës së ulët të rrezikshmërisë janë përjashtuar nga dënimi. Të vetëdijshëm që gratë dhe të miturit janë jo rrallë herë viktima të veprave penale, ky projhektligj ka parashikuar lehtësi të ndryshme për gratë dhe të miturit. Nga kjo amnisti do të përfitojnë të gjithë gratë dhe fëmijët për të cilët ka një vendim të formës së prerë deri në 31 dhjetor. Do të amnistohen të gjithë burrat me burgim me një vendim të formës së presë të cilëve i ka mbetur pa vuajtur një dënim deri në 2 vjet. Njëkohësisht do amnistohen ata që kanë qenë 18 ose nën 18 vjeç. Kjo amnisti është ndryshe nga amnistitë e tjera. Nuk do të përfitojnë ripërtëritësit e veprave penale të kategorisë burra. Një nga këto vepra që ka sjellë jo pak ngjarje është futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara. Kjo vepër penale është futur për herë të parë në amnisti. Ministria e Drejtësisë nuk mund të ndalojë punën e kësaj këtu. Ajo do të asistojë gratë dhe të miturit për t'u integruar në jetën sociale. Kjo amnisti nuk i përfshin ata që janë në ndjekje penale", u shpreh Gjonaj.

Ora 14:05
Vasilika Hysi i tërheq vëmendjen Murrizit për gjuhën e përdorur, tre deputetë të opozitës bllokojnë foltoren e Kuvendit! Ndërhyn garda (VIDEO)

Një moment tensioni është krijuar në Kuvend pas fjalimit të deputetit të opozitës Myslim Murrizi. Drejtuesja e seancës Vasilika Hysi i ka tërhequr vëmendjen për përdorim të gjuhës jo etike duke e ndërprerë fjalën e tij. Punonjësit e gardës që kujdesen për sigurinë e Kuvendit janë afruar pranë foltores për t'i kërkuar atij që të lirojë foltoren pasi ishte radha e Ministres Etilda Gjonaj për të prezantuar nga foltorja e Kuvendit amnistinë për gratë burgosura. Por kanë hasur në kundërshtimin e tij dhe të dy deputetëve të tjerë të opozitës Halit Valteri dhe Ralf Gjoni. Kjo ka detyruar drejtuesen e seancës të kërkojë një pushim 5-minutësh.

1580389695_murrizi.jpg

Ora 13:06
'I pangopur për të takuar Merkel, ndan pazaret', Rama-Hajdarit: Më merr të keqen mua... cila pjesë e hemisferës ta prodhon këtë mendim (VIDEO

Kreu i qeverisë Edi Rama ka "këshilluar", kryetaren e grupit parlamentar demokrat  Rudina Hajdari që të mos hedhë akuza ndaj tij të cilat nuk i fakton dot, duke i kujtuar përplasjet me Sali Berishën dhe Lulzim Bashën për akuzat që këta të fundit kanë adresuar në drejtim të tij.

Hajdari: Unë mendoj se më keni keqkuptuar. Ju rrini me zonjën Merkel dhe nuk keni të mendoni se çfarë bëhet në Shqipëri. Ju nuk keni rënë akoma me këmbë në tokë. Jeni akoma te digjitalizimi. Unë kam qenë tek spitali dhe i kam dërguar një rezistencë sepse ishin pa ngrohje. Koncesioni për sterilizimin është i paligjshëm sepse ka çmime shumë më të larta se vendet e tjera. Çdo njeri që merret me këtë fushë e di shumë mirë se ky konçesion është i fryrë', deklaroi Hajdari.

Rama: Hajde këtu me trego një pazar, e kam sfiduar udhëheqësin tënd fizik, Saliun dhe Lulzimin. Jam në gjyq me ata. Ti me merr të keqen mua, për pazare dhe ndarje pazaresh. Çfarë është ky koncept i pangopësisë?  Ju thatë se unë jam i pangopur për të takuar kancelaren, ca fjalie është kjo, cila pjesë, hemisfere brenda magazinës që keni mbi shpatulla ua prodhoi këtë mendim ca është kjo. Dhe ca lidhje ka kjo me egoizmin, ku hyn egoizmi, ca është ky që u ushqeka duke takuar kancelaren, apo jo nuk e dini që është pjesë e detyrës, jo e dëshirës për të takuar edhe ata që drejtojnë vende shumë më të zhvilluara. Nuk keni faj se nuk jeni mësuar se kurrë më parë një kryeministër nuk hynte e dilte nëpër zyrat më të rëndësishme si për punë, njëherë në mot për një vizitë dhe ku jemi parë, ndërkohë që sot ndodh ndryshe, mësohuni.

E di ça do me thënë që kryeministri ndan pazaret. Kjo është akuzë. Procesi i sterilizimit qenka marrëveshje korrupsioni. Edhe kjo është akuzë. Mund të thuash edhe fjalën e fundit kur vjen puna tek opinioni por kurrë akuza me natyrë penale. Nuk mund të kaloni dot filtrin e etikës së një parlamenti ku flitet me gjuhë tjetër, apo të odës së Lekë Dukagjinit. Për ironi dhe hidh e prit. Fjalët e mia janë të hidhura por të tuat janë të rënda. Ato që jeni mësuar ju të bëni janë niveli më i ulët i paturpëisë dhe poshtërisë pikërisht  ndaj fëmijëve që përmende këtu. Nëse të rinjtë shohin këtu politikanë që dalin dhe nuk lënë krim pa ia vënë në kurriz njëzëri tjetrit, çfarë mendojnë ata, si edukohen ata. Dëm i drejtpërdrejtë si ai që sjell politika e akuzave të drejtpërdrejta nuk i do. Hajdari ti mund të thuash të gjitha ato që do të thuash hiqi akuzat e kriminalizuara nga fjalori. Nëse do që të përparosh", tha Rama.

Ora 12:28
Rama i përgjigjet ashpër Rudina Hajdarit: Vjen këtu dhe bën një sallatë fjalësh! Duhet të sistemosh rrugët e mendimit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër deklaratave të Rudina Hajdarit nga foltorja e Kuvendit. Rama tha se dallimi mes saj dhe Bashës është se ai gënjen me dashje dhe është i vetëdijshëm për atë që thotë, ndërsa Hajdari flet pa e ditur kuptimin e asaj që artikulon. Duke ironizuar deklaratën e saj Rama e quajti fjalimin e Hajdarit një sallatë fjalësh, ndërsa e 'këshilloi' se duhet të sistemojë rrugët e mendimit.

"Opozitën nuk e zgjedh. E ke. E kishim opozitën këtu. Jeni si dy pika uji me ata që nuk janë këtu. Nëse ka ndryshim mes jush dhe Bashës është se ai gënjen me dashje, ju gënjeni me dashje, ai bën sikur nuk kupton, ju nuk kuptoni. Ju sa herë merrni fjalën kaloni nga betonizimi te krevatet, nga kontrolli mjekësor tek bllok në Tiranë. Taman si vër tulla me mistri. Vini këtu dhe bëni një sallatë fjalësh. Nuk dini të dalloni gënjeshtrën, akuzën. Një trishtim i madh kur mendoni se flisni në emër të të resë ndaj të vjetrës që ka përballë. Ju duhet të sistemoni rrugët e mendimit dhe sistemimit të fjalëve. Ju thoni se unë këtu thashë diçka tjetër. Transformoni fjalët që ju mendoni se po i kundërviheni. Unë nuk thashë që nuk kam qenë kryetar bashkie. Nuk mund të lini pa përmendur betonizimin e gjetur në pusin e paditurisë që ushqehet nga mllefi dhe prodhon fjalë pa asnjë lidhje me të vërtetën. Shkoni bëjeni kontrollin mjekësor bazë për të parë nëse funksionon apo nuk funksionon. Ju nuk e keni kuptuar dhe nuk do e kuptoni se pse humbni. Më thoni një arsye pse një shqiptarë duhet të shkojë të votojë zonjën Hajdari, ose zotin Lulzim. Më tregoni mua. Mbase unë jam i pavullnetshëm që t'i zbuloj ato që thonë ata. Zonja Hajdari, një këshill po të jap prapë, rrugën e ndërtimit të mendimit dhe jo marrjen peng të foltores këtu për sallatë fjalësh. Pak respekt", tha Rama.

Ora 12:13
'Endesh në Europë për egon tënde, do të tregosh se je lideri suprem', Hajdari-Ramës: Merresh me qytetarët se kriminelët të kanë në xhep (VIDEO)

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat Rudina Hajdari ka akzuar kryeministrin Edi Rama se ka mbështetur ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako në dhënien e lejeve të ndërtesave të shembura nga tërmeti. Hajdari tha se Rama ka vënë në krye të bashkive njerëz me rekorde kriminale.

"Kryeministri foli sikur nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri dhe nuk e di se çfarë bëhet me ndërtimet pa leje. Ai akuzon për mungesën e cilësisë së ndërtimit. Kush e ka fajin për betonizimin. Kush e mbështeti Vangjush Dakon, unë apo kryeministri. Kush e ka fajin për gënjeshtrat e kryeministrit. Nuk flet për ata sepse ata e kanë në xhep. Merret me qytetarët e thjeshtë që po katër kate pa leje. Endesh në Europë për egon tënde, do të tregosh se je lideri suprem. Ju takoheni me politikanë të njohur jashtë vendit, por këto janë ambicie personale që nuk kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve sot. Mos shpifni. Shqiptarët ju kanë votuar. I keni vënë kryebashkiakë me rekorde krimnale dhe e keni çuar këtë vend keq e më keq. Flisni me shqiptarët ashtu si duhet folur. Sot asnjë mur nuk ndërtohet dot pa rrënë një rryshfet. E keni administratën të korruptuar. Shqipëria sot nuk ka kushtet më minimale. Bëhet sikur punohet nëpër spitale kur vjen ministrja. Kemi mësues që sillen si ti dojë qejfi sepse nuk japin llogari. Ka 12 mijë studentë që ecin nga 5 km për të shkuanë nëpër shkolla. Kryeministër ju jeni pjesë e këtij skandali. Sot në Shqipëri është krijuar model më i frikshëm. Sot po të hysh në një makinë, taxi do të mësosh gjendjen ku ndodhet Shqipëria. Ai që vjedh dhe merret me drogë, ka makinën më të shtrenjtë, vjen vërdallë nëpër bllok dhe i trajton të tjerët si skllevër. Nuk druhem nga asnjë. Do luftoj deri në fund. Sot paga minimale vijon të jetë 260 mijë lekë dhe nënat shqiptare me kaq lekë mbajnë familjen. A do bëjmë ndonjë gjë për këtë vend?", tha Hajdari.

Ora 11:44
'51 viktima u shkaktuan nga ndërtimet jashtë planit', Rama: Çdo kat shtesë me qëllim përfitim financiar do sekuestrohet ose do shembet (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar shembjen ose sekuestrimin me qëllim social të kateve shtesë të ndërtuar në pallate. Ai tha se shtesat nëpër pallate të projektuar për më pak kate u bënë shkak për shembjen e objekjeteve që shkaktuan 51 viktima pas tërmetit të 26 nëntorit.

"Pjesa më e madhe e ndërtesave në Tiranë dhe në qytetet e tjera nuk kanë lidhje me lejet e ndërtimit të miratuara. Nëse do të ishin zbatuar projektet e miratuara nga bashkitë do kishin sot qytete shumë më cilësorë se sa ato që kemi sot. Ajo që ka ndodhur dhe ka sjellë edhe situatën e papranueshme të papunësisë për të zotëruar pronën e tyre, është tejkalimit me shtesa. Në masë të patolerueshme rastesh, ajo që nis me miratimin e lejes është një trup që shfaqet i zmadhuar nga shkelja e ligjit. Pse nuk ka funksionuar kontrolli. Sepse nuk mund të funksionojë. Ka qenë një betejë e nisur nga unë që në bashkinë e Tiranës për të ndëshkuar rëndë çdo metës katrorë jashtë lejes. Nga gjoba e propozuar prej meje në atë kohë me 100% për metrat shtesë u zbrit këtu në këtë sallë me 4% të kostos për shtëpitë dhe 8% për dyqanet. Ky nuk është sanksion. Nuk mund të funksionojë kontrolli mbi lejet e ndërtimit nëse nuk ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë penale. Arkitektët janë përgjegjës për realizimin e projektit dhe duhet të firmosin për konformitetin e asaj që kanë ndërtuar. Ka vetëm një pengesë që përgjithësisht nuk është kapërcyer nga korrupsioni. Të gjithë janë të kujdesshëm kur japin leje sepse i thonë burgut hapu. Ajo që ndodhi në Durrës është historia e godinave që i përkasin kësaj kategorie që po flas unë. Janë shembur godina me shtesa. Shtoi ujë dhe shto miel. Ato godina që u nisën për 5 kate dhe u bënë 8 kate. Zhvilluesit pasi kanë shkelur me katër gjymtyrë lejet e ndërtimit, janë vënë para një kontrolli, kanë vajtur në gjykatë, duke gjunjëzuar shtetit duke marrë edhe legalizimin e paligjshëm të shtesës. Një pallat te drejtoria e policisë në Tiranë me 4 kate shtesë për të cilin u bë një betejë ligjore dhe zhvilluesi përqeshi shtetin. Pas këtij ligji ne duhet të kalojmë norma të reja që ngarkojnë me përgjegjësi të gjithë zinxhirin,. Ai nuk mund të bashkëpunojë më me zhvilluesin. Këto gjëra nuk imagjinohen në Gjermani apo në Francë, Nuk mundet dot që gjykatës t'i lihet diskrecioni nëse është apo jo e rrezikshme shtesa. Shtesa është shkelja e ligjit. Kjo sjell edhe përfitim të paligjshëm ekonomik dhe financiar në kurriz të qytetarëve. në fund nuk mundesh dot që sistemi të mbrojë ndërtuesin që ndërton jashtë lejes së ndërtimit duke vendosur një konfuzion total. Nuk mund të ketë ndërtesa gjysmë të paligjshme. Nëse ti ke bërë katin e gjashtë në një pallat 5 katësh, dhe ndërtuesit mos t'i hyjë asnjë gjemb në këmbë. KCK e ka gjunjëzuar shtetin. Çdo volum i ndërtuar me qëllim fitimi duhet ose shembur ose sekuestruar për qëllim social. Kjo do bëjë që edhe në Shqipëri të kemi ndërtime në përputhje me normat e ndërtimit. Masat tona ligjore nuk ndalen tek ky ligj që është i nevojshëm dhe ka shumë elementë. Sanksionet për ndërtimet individuale pa leje. Kjo është pjesa e nevojshme por hipokrite nëse nuk godasin ata që janë të dëmshëm. Një individ që shkel lejen nuk mundet më të amnistohet në Republikën e Shqipërisë. Ajo ka qenë një kategori e mbrojtur nga paaftësia për të bërë shtet, por edhe nga shkelja e syrit ndaj asaj kategorie. Duke i respektuar të gjithë ata që investojnë dhe ndërtojnë duhet të japim një mesazh shumë të qartë se kufiri është i pakapërcyeshëm. Atë kufi e përcakton ligji, planet dhe  dokumentet zyrtare.", tha Rama.

Ora 11:27
PS shtyu anti-shpifjen, Balla: Presim të flasë 'Venecia'! Hajdari kundër, Meta: Reflektim pozitiv! PD: Fitore (VIDEO)

TIRANE-Shumica socialiste në Kuvend ka vendosur që të shtyjë vendimin për votimin e dekretit të Presidentit Ilir Meta për paketën anti-shpifje. Pavarësisht se komisionet parlamentare e rrëzuan dekretin, socialistët vendosën që vulën të mos ia vendosin pa folur më parë Komisioni i Venecias. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla kërkoi sot shtyrjen e shqyrtimit të dekretit të presidentit për paketën anti-shpifje (për mediat audiovizive, jo për AKEP-in) deri në publikimin e raportit të Komisionit të Venecias.

"Do doja të thoja atë që kemi thënë edhe një muaj më parë. Ky është një ligj që respekton lirinë dhe të drejtën e  çdo qytetari. Informaliteti duhet të marrë fund. Edhe pas miratimit në seancë plenare të datës 18 dhjetor, ne kemi vijuar komunikimin tonë edhe me partnerët të tjerë të rëndësishëm të Shqipërisë. Me dy raporterët kemi qenë në kominikim për disa çështje dhe bashkarisht kemi vendosur që të kërkohet një opionion nga Komisioni i Venecias për të përgatitur një raport të plotë për ligjin e medias.

Komisioni i Venecias ka pranuar ta shqyrtojë me procedurë të përshpejtuar me 20-21 Mars. Gjatë muajit shkurt, përfaqësuesit e Komisionit të Venecias do të vijnë në Tiranë për të dialoguar me ne, opozitën parlamentare dhe përfaqësues të medias në Shqipëri. Do të propozoja që votimi i dekretit për mediat audiovizive, jo për AKEP-in se aty janë të qartë. Për sa i përket ligjit për mediat audio-vizive të shtyhet diskutimi derisa Venecia të sjellë raportin e vet, që ashtu si kemi bërë edhe për Reformën në Drejtësi", tha Balla.

Kjo kërkesë është kundërshtuar nga kryetarja e grupit parlamentar demokrat Rudina Hajdari. "Nuk jam dakord me këtë kërkesë të Ballës. Duhet ta kishte biseduar me opozitën për të rënë dakord. Ne diksutimin do ta vazhdojmë për paketën anti-shpifje. Nuk duam ta heqim nga rendi i ditës. Ju thashë që Balla duhet ta kishte biseduar me mua në lidhje me këtë temë. Nëse ne kemi dëshirë të flasim ne jemi këtu për të diksutuar për kthimin e dekretit të presidentit.", u shpreh Hajdari.

Ora 10:18
Korab Lita akuza Rudina Hajdarit: Është bërë pjesë e një pakti politik duke shkelur mbi misionin për sistemin me lista të hapura (VIDEO)

Deputeti i opozitë së re Korab Lita ka hedhur akuza ndaj kryetares së grupit parlamentar demokrat Rudinda Hajdari se është bërë pjesë e një pazari mes partive politike për Reformën Zgjedhore duke lënë pas misionin për sistemin e hapur elektoral.

"A ka më kuptim gjesti jonë për t'i dhënë përfaqësi opozitës në parlament. Ne pranuam mandatet me qëllimin për t'i dhënë opozitarëve një përfaqësim. Kjo nuk do thotë se duhet të degradonte në pazare. Unë në pjesën e mbetur të jetës së këtij parlamenti do i denoncoj. Rikthimi i garës ndërpartiake ishte sfida jonë më e madhe. Përfaqësuesja jonë në këshillin politik po bëhet pjesë e Këshillit Politik që është pazar mes partisë. Misioni ynë i vetëm ishte hapja e garës për të mos pasur lista të mbyllura. Sot druaj se ky mision është bërë i paqenë. Mendoj se misioni i opozitës duhet të jetë denoncimi i opozitës së dorëhequr. Të paktën ky është misioni im personal. Gara politike do të kthehet një ditë në Shqipëri. Edhe sikur i vetëm do e përmbush këtë mision. Këto muaj që kanë ngelur unë do ta bëj këtë mision. Unë do të bëj të ditur të gjitha rastet e sistemit të kalbur politik. Ky kontribut është një mision fisnik edhe pse modest", tha Lita.

Ora 10:15
Elisa Spiropali shfaqet mjaft në formë, 'parakalon' drejt Kuvendit 10 ditë pas lindjes së djalit (FOTO)

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë janë shfaqur të buzëqeshur para nisjes së seancës plenare. Deputetja socialiste Elisa Spiropali është shfaqur mjaft në formë vetëm 10 ditë pas lindjes së djalit të tij Kren. Drejt hyrjes së Kuvendit kanë parakaluar mjaft të kuruara edhe deputetet Blerina Gjylameti si dhe Rudina Hajdari, dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zari: 01/02/2020 16:55

    Mos na u hiq si i ndershem o edi rama se e di gjithe tirana qe ke shkatarruar tiranen me beton,,,ke ndare parate me tan leprin ,,,merrje 20% per cdo leje pallati,,,,qe nuk le lulishte dhe fushe sporti pa bere pallat ne tirane,,,ti duhej te ishe ne burg bashke me saliun,;meten,bashen,,kryemadhin,,te gjithe jeni njesoj,,hajdute e kriminele,,,rudina nuk ka lidhje me ju e me pislleqet e juaja prandaj s'dije cfare ti thoje,,s'ke ku e kap rudinen eshte e paster....

    Përgjigju
  • vera: 31/01/2020 21:07

    C'DO gje qe tha goca e azem hajdarit ,akuzat qe beri ajo ishin te verteta,,,,si I tha ajo veri gishtin kokes,,,injorim me te madh nuk kishte per edi ramen,,,por ty mor kryeminster palaco asgje nuk te pelqen,,,te pelqejne me shume palacolliqet e elisa spiropalit,,,,.

    Përgjigju
  • ymeri: 30/01/2020 18:22

    O EDI RAMA O LEGEN ti e shkatarrove tiranen me lejet e ndertimit te pallateve qe jepje kur ishe kryetar bashkie ne tirane per 11 vjet,,,,numero sa leje ndertimi ke dhene ne tirane,,,sa lulishte dhe fusha sportive qe kishte Tirana I prishe,,,dhe ne durres me dakon ju duhet te jeni objekt I hetimit te spakut ,,,dhe saliu per prishjen e rrethines te tiranes,,,kamzen,paskuqanin,bathoren,sauk,,,lejoi te gjithe maloket dhe fshataret me 4 klase shkolle te prishin tokat e bukes perreth tiranes...haram dhe mallkuar qofshi ne jete te jeteve ,,...…...

    Përgjigju
  • Drejtesi: 30/01/2020 18:22

    Turp te kesh.ne mes te bllokut e ke ndertimin shtese tek ish vodafoni edhe se rrun njeri per shtesen.fallco si cdo gje qe ben.

    Përgjigju
  • populli: 30/01/2020 16:53

    Beni shembuj boll me fjale

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë