TIRANE- Drejtoria e Pagesave dhe Dëmshpërblimeve ka bërë publike listën e 469 ish të përndjekurve të cilëve u është miratuar kësti i tretë dhe i katërt po që duhet të plotësojnë dokumentacionin për të tërhequr shumat.

Lista e ish të dënuarve u përket kategorisë së ish të dënuarve ende gjallë të cilët duhet të paraqesin  dokumentet pranë Ministrisë së Financave për të përfituar shumat. Ministria e Financave ka bërë publike emrat e përfituesve, bashkë me numrin e dosjes, vendimin e Këshillit të Ministrave i cili i ka njohur të drejtën e dëmshpërblimit, numrin personal të llogarisë bankare si dhe bankën ku do t’i kalohen shumat.