53-vjeçari vret me thikë bashkëshorten në Greqi, pas krimit merr të birin në telefon: Të vrava nënën

53-vjeçari vret me thikë bashkëshorten në Greqi, pas krimit merr të birin në telefon: Të vrava nënën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 53-vjeçar ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij. Ngjarja është regjistruar pak pas mesnate, rreth orës 01:00 në në Koukaki.

53-vjeçari ka goditur me thikë bashkëshorten, në banesë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Ngjarja bëhet edhe më e rëndë, pasi i 53-vjeçari ka marrë në telefon djalin dhe i ka thënë se i ka vrarë të ëmën.

“Të vrava nënën!” , tha thënë ai.

Mediat greke shkruajnë se 24-vjeçari ka qenë jashtë në momentin kur ka ndodhur krimi. Pasi ka marrë lajmin, ai është kthyer në shtëpi ku edhe është përballur me tragjedinë e rëndë.

53-vjeçari pasi vrau gruan është përpjekur të vetëvritet, pasi ka tentuar të hidhet nga ura. Ai ndodhet në spital ku po merr trajtim mjekësor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:38
Vrau me thikë bashkëshorten në Greqi, zbardhet dëshmia e 53 vjeçarit: Isha i dehur! Po ziheshim, mora thikën dhe e qëllova

Është zbardhur dëshmia e parë e dhënë në polici nga 53 vjeçari që vrau me thikë bashkëshorten e tij në Koukaki.

Para policisë ai ka thënë se ka qenë i dehur në momentin që ka kryer krimi dhe ngjarja ka ndodhur në zënkë e sipër me 46 vjeçaren.

“Unë dhe Katerina ziheshim shpesh. Pak kohë më parë u largova nga shtëpia dhe mora me qira një apartament tjetër në zonë. Ditët e fundit jemi përpjekur të pajtohemi. U ktheva në shtëpi, por gjithçka shkoi keq. Kisha dalë më herët, piva dhe u ktheva në shtëpi. U grindëm sërish, mora thikën dhe e vrava”, tha ai para policëve që e morën në pyetje.

Pasi kreu krimin e rëndë ai më pas mori në telefon të birin dhe i tha: Shko në shtëpi se të kam vrarë nënën.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Media italiane: Shqipëria, një nga destinacionet më të bukura për pushime në 2024

Media italiane: Shqipëria, një nga destinacionet më të bukura për pushime në 2024