Ulen shifrat, 543 raste të reja dhe 15 viktima nga COVID! Humb betejën zyrtari i PD-së, gazetari në Korçë dhe ish kryetari i bashkisë Fushë Krujë

Ulen shifrat, 543 raste të reja dhe 15 viktima nga COVID! Humb betejën zyrtari i PD-së, gazetari në Korçë dhe ish kryetari i bashkisë Fushë Krujë

Spitali Infektiv

Kjo e hënë ka sjellë ulje të rasteve ditore me COVID, krahasuar me një ditë më parë. Ministria e Shëndetësisë raporton për 24 orët e fundit 543 raste të reja dhe 15 humbje jete nga COVID. Mes viktimave është Alban Hidri, sekretar i grupseksionit të PD në Rrasë dhe Arben Kosturi, gazetar dhe kryetar i shoqatës rome "Distuni Albania" në Korçë.

"Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetar nga Tirana, 3 qytetar nga Fieri, 2 qytetar nga Korça, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Skrapari, të moshave 34- 82 vjeç", thotë ministria.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3001 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 543 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

"188 raste në Tiranë, 38 në Shkodër, 37 në Durrës, 31 në Fier, 30 në Elbasan, 19 në Sarandë, 17 në Mirditë, 16 në Vlorë, 15 në Përmet, nga 13 raste në Gjirokastër, Pogradec, nga 12 raste në Lushnje, Finiq, 11 në Delvinë, 9 në Kamëz, nga 8 raste në Kurbin, Kavajë, 7 në Gramsh, nga 6 raste në Pukë, Kuçovë, nga 5 raste në Korçë, Mallakastër, Peqin, nga 4 raste në Krujë, Lezhë, Berat, Prrenjas, nga 3 raste në Librazhd, Kolonjë, nga 2 raste në Rrogozhinë, Vau i Dejës, Dibër, Patos, nga 1 rast në Gjirokastër, Ura Vajgurore".

Në 24 orët e fundit janë shëruar 578 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 81,061 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 485 pacientë, 32 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit në të gjithë vendin. Gjatë ditës së sotme janë kryer 2478 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 27,365 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Ministria iu bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19.

"Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital".

Statistika (15 Mars 2021)

Raste të reja ditore        543

Të shëruar në 24 orë     578

Të shtruar në spitale      485

Humbje jete në 24 orë   15

Testime ditore                 3001

Testime totale          514,076

Raste pozitive           118,017

Raste të shëruara       81,061

Raste Aktive                34,896

Humbje jete                2060

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë      23271

Fier          2586

Durrës                   1635

Vlorë                      1606

Shkodër               1318

Gjirokastër 1209

Korçë                    910

Lezhë                    749

Elbasan                 570

Berat                     395

Dibër    347

Kukës                    300

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:53
COVID i merr jetën ish kryetarit të bashkisë Fushë Krujë

1615838031_BAJRAMKARAJ.jpg

Ish-kryetari i bashkisë së Fushë Krujës, Bajram Karaj ka ndërruar jetë si pasojë e COVID. Ai është ndarë nga jeta në moshën 64 vjeçare, ndërsa e ka drejtuar bashkinë e Fushë Krujës në vitet 2000-2004.

Lajmi është bërë i ditur në rrjete sociale ku miqtë e tij i kanë shprehur ngushëllime familjarëve për këtë tragjedi.

“Me erdhi shume keq per humbjen e nje personi qe punoi e kontribuoi per qytetin Tone i ndjeri Bajram Karaj qe nuk i shpëtoi ketij virusi qe ka ndaluar boten Bajrami ishte nje njeri shok mik i shkëlqyer me nje figure te paster i ndershëm i pa korruptuar me nje perkushtim per te realizuar te gjitha dëshirat dhe objektivat ne jete Familja humbi njeriun e Tyre te dashur bashkëshortin e përkryer babain shembullore. Marrim pjese ne dhimbjen e Tyre duke ngushëlluar bashkëshorten e Bajramit vajzat vëllain motrën te afërmit dhe shoqërinë U prehsh ne paqe miku ynë Bajram Karaj ju pac lene jetën e mbaresine familjareve”, shkruajnë miqtë e tij. 

Ora 15:51
Familja bëri apel për ta kuruar në Turqi, COVID i merr jetën gazetarit në Korçë

Ka humbur betejën me COVID në moshën 53 vjeçare Arben Kosturi, gazetar dhe kryetar i shoqatës rome "Distuni Albania" në Korçë.

Prej dy javësh ai ka qenë i shtruar në Tiranë ndërkohë që gjatë kësaj kohe janë bërë thirrje për mbledhjen e fondeve për kurimin e tij e Turqi.

Prej vitesh  Kosturi ka qenë aktivist i të drejtave për romët dhe egjiptianët ndërkohë që nuk ka mundur ti mbijetojë dot virusit.

Ora 13:30
COVID-i i merr jetën sekretarit të grupseksionit të PD-së në Rrasë

TIRANË- COVID-19 ka marrë jetën e një tjetër të riu. Report Tv mëson se ka ndërruar jetë Alban Hidri, banues në Belsh.

Ai ishte shtruar prej disa ditësh te spitali “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku mësohet se nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Hidri ishte sekretar i grupseksionit në Rrasë

“Na hidhëroj pa masë lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta e Alban Hidritne moshen 32-vjecar, Sekretarit të grupseksionit Rrasë.

Një njeri i shkëlqyer që fatkeqësisht nuk ia doli dot në betejën me Covid-19.Energjia dhe pozitiviteti i Albanit do na mungojë të gjithëve, familjes së tij të dashur, miqve dhe kolegëve”, shkruan FRPD-ja e Ballshit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja