GREQI- Një 54-vjeçar në Greqi ka goditur mëngjesin e sotëm disa kalimatarë më thikë, duke plagosur 4 prej tyre, në Zografou të Greqisë.
Mediat greke kanë publikuar pamjet e rënda, ku autori godet me thikë katër persona, të cilat bëjnë me dije po ashtu se 54-vjeçari ishte arratisur nga spitali psikiatrik.
Pamjet tronditëse tregojnë burrin i cili i afrohet pronarit të një furre buke, të cilin e godet në shpinë, më pas i plagosur bie përtokë, dhe sërish 54-vjeçari e sulmon atë. Ishin personat e pranishëm në vendin e ngjarjes të cilët tentuan që të ndalojnë atuorin, por edhe ato u sulmuan me thikë.
Ai plagosi katër persona, përfshirë një 17-vjeçar, ndërkohë që më pas u prnagos nga policia. 54-vjeçari ishte arratisur në vitin 2020 nga një klinikë psikiatrike publike.