55 klandestinët e kapur në Vlorë, Gjykata lë në burg 32 vjeçarin që i strehoi në shtëpinë e tij

55 klandestinët e kapur në Vlorë, Gjykata lë në burg 32 vjeçarin që i strehoi në shtëpinë e tij

Klandestinet e kapur ne Vlore

Gjykata e Vlorës jep masën e sigurisë "arrest me burg" për Qazim Ismailajn, i cili akuzohet për veprën penale dhënie ndihme të paligjshme për kalim të kufirit dhe për strehim të 55 klandestinëve nga Lindja e Mesme që u gjetën në grykëderdhjen e lumit Vjosa pak ditë më parë.

32 vjeçari nga fshati Trevllazër dyshohet se ka strehuar shtetasit sirianë në banesën në pronësi të tij. Seanca për të është zhvilluar këtë mëngjes në Gjykatën e Vlorës me dyer të mbyllura.

Ai dyshohet se ka strehuar disa prej klandestinëve ne Vlorë para se ata të niseshin me gomone drejt Italisë. Ai u kap pas arrestimit dhe dënimit me burg të pronarit të hotelit në Tiranë Fatos Dushe, i cili gjithashtu kishte strehuar klandestinët sirianë në hotelin e tij. Ismailaj u arrestua në Tiranë, ndërsa gjatë kontrolleve në hotelin në pronësi të tij në Tiranë, u gjetën edhe 9 klandestinë të tjerë.

Më 8 janar një gomone me 55 klandestinë nga Lindja e Mesme dhe 3 trafikantë shqiptarë po tentonin të ikin drejt Italisë, por ka pësuar avari në rrethana ende të paqarta. Një telefonatë SOS “po mbytemi” nga një numër shqiptar ka çuar rojën bregdetarë gjatë natës në grykëderdhjen e lumit Vjosë pranë fshatit Poro.

Vendimi i Gjykatës së Vlorës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 17/01/2021 22:32

    Vlon dhe vetem Vlon!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI