TIRANE - Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla shkarkon nda detyra dekanin e Fakultetit të Mjekësisë, Bajram Hysa, pas shkeljeve ligjore të konstatuara nga një audit i Rekorit të Universitetit.
Hysa ishte pezulluar më herët me një urdhër të rektorit Ali Rafatllari pas shkeljeve të konstatuara nga një audit i 11 Qershorit të këtij viti në këtë institucion, ku rezultoi se dekani kishte shkaktuar një dëm ekonomik në buxhetin e Fakultetit prej 55 milionë lekësh si pasojë e shkeljeve ligjore të kryera.
Hysa: Shkarkimi im i palgjshëm, skemë politike e mirëmenduar
Menjëherë pas urdhrit për shkarkim, Hysa në një reagim për mediat, është shprehur se për sa kohë ka një vendim të Gjykatës Administrative për rikthimin e tij në punë, shkarkimi nga detyra është i paligjshëm.
“Asnjë vendim administrativ nuk mund të merret mbi këtë bazë. Kjo ngutje e ministres, në vazhdim të ngutjes së rektorit të komanduar, tregon për një skemë politike të mirëmenduar (edhe pse shkelet çdo ligj) për të kapur institucionet edhe pse në krye të tyre ka autoritete të zgjedhura me votën e lirë”.
Përmes këtij reagimi, Hysa sjell në vëmendje dhe situatën e djeshme kur u ndalua të hyjë në zyrën e tij në ambjentet e Fakultetit të Mjekësisë. “Refuzimi arrogant i rektorit dje, duke penguar hyrjen e dekanit në fakultet nga roje të përforcuara, edhe pse vendimi i Gjykatës e kthen në detyrë, implikojnë edhe Ministren e Arsimit”.
Më herët, me një vendim të 21 Korrikut, Gjykata Administrative vendosi pezullimin e urdhrit të rektorit të Fakultetit të Mjekësisë, deri në zgjidhje përfundimtare të kësaj çështjeje.
Nikolla urdheron shkarkimin e dekanit
“Në vijim të pezullimit të Dekanit Bajram Hysa nga Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Ministria e Arsimit dhe Sportit urdhëron shkarkimin e Z. Bajram Hysa nga pozicioni i dekanit të Fakultetit të Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, bazuar në propozimin e Rektoratit të UMT-së Nr. 1282 Prot., datë 10.07. 2014 dhe Raportin e Investigimit të Grupit të Investigimit të ngritur me Urdhrin e Ministrit të MAS Nr. 90, datë 02.07.2014. Shkarkimi bëhet me motivacionin: “Për shkelje të rënda të ligjit dhe akteve nënligjore, të konstatuara gjatë ushtrimit të detyrës, lidhur me veprimtarinë ekonomiko-financiare, procedurave të prokurimit publik, rekrutimit dhe lirimit nga detyra të stafit akademik dhe administrativ, si dhe kryerjen e veprimeve në tejkalim të kompetencave ligjore nga dekani i këtij fakulteti”, -sqarohet përmes një njoftimi për shtyp të Dekanit të Universitetit të Mjekësisë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Të gjitha shkrimet në lidhje me dekanin Bajram Hysa