55 udhërrëfyes të rinj turistikë të certifikuar së fundi nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit iu bashkuan listës prej rreth 600 të certifikuarish që ushtrojnë profesionin e guidave lokale e kombëtarë.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro përmes një videomesazhi, u shpreh se këto certifikime janë tregues i rritjes së punësimeve në profesionit e turizmit, i lidhur me kërkesat që ka tregu.
“Nënshkrova 55 certifikata udhërrëfyesish të rinj, që i shtohen grupit prej 600 udhërrëfyesish të të gjitha llojeve, gjuhëve, aftësive të nddryshme që nga rafting deri tek ngjitjet në mal dhe jo vetëm, një armate udhërrëfyesish që deri pak vite më parë numëroheshin me gishtat e dorës. Është një lajm që dua ta ndaj me ju sepse kjo tregon se si po shtohen punësimet në këtë që sot e quajmë industria e turizmit ku janë një seri profesionesh zinxhir që i shërbejnë një tabloje të tërë të asaj që ne e quajmë Shqipëria turistike.
Dua të falenderoj stafin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit që ka punuar për përgatitjen e dokumentacionit, por sidomos këta të rinj e të reja që besojnë tek ky treg i ri punësimi, që nuk është vetëm një punë, por një kontribut për Shqipërinë sepse përmes aftësive të këtyre të rinjve, ne prezantojmë Shqipërinë turistike, që nga trashëgimia natyrore, tek natyra, por edhe shërbimet dhe ofertat turistike kaq të shumta sot.
Kjo tregon që ka kërkesë, kjo tregon që ka treg dhe të ardhme”, u shpreh ministrja Kumbaro duke theksuar se profesioni i udhërrëfyesit, përtej prezantimit të bukurive natyrore e trashëgimive kulturore të vendit, është i rëndësishëm për të ofruar turizëm të sigurt në terrenet me nivele të caktuara vështirësie, ku shoqërimi nga guidat profesioniste është i domosdoshëm.
Aplikimet për udhërrëfyes turistikë janë të hapura në E-Albania.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.3%
-
Jo
18%
-
Ndoshta
11.7%
Vota total: 1987
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Makina e biznesit parkon në Parkun e Butrintit, Forumi i Trashëgimisë thirrje Gonxhes: Kafeneja e Kumbaros po përdhos Akropolin
29 Qershor, 19:25
-
Menaxhimi nga privati, Auron Tare: UNESCO mund të fusë Butrintin në listën e pasurive botërore të rrezikuara
25 Qershor, 19:40
-
Nis për të tretin vit operacioni ‘Plazhe të pastra’, Kumbaro: Kërkojmë angazhimin e të gjithëve gjatë sezonit veror, pastërtia është sfidë
20 Qershor, 12:51
-
Ndryshimet klimatike, 8 bashki në vend hartojnë planet e përshtatjes! Kumbaro: Shqipëria pjesë e Samitit Botëror të Klimës
18 Qershor, 13:54
-
Lezha 40% më shumë rezervime! Të huajt blenë 400 apartamente në 1 vit e gjysmë
8 Qershor, 15:31
-
Shqipëria u vizitua nga 974 mijë turistë në maj, Kumbaro: Rrisim vëmendjen me afrimin e pikut të sezonit
7 Qershor, 12:54
-
Kumbaro në Velipojë/ Ndryshim rrënjësor, dyfishojmë ekipet njerëzore dhe pajisjet për pastrimin 24 orë në 24
6 Qershor, 16:03
-
Kumbaro në Prishtinë, takohet me Vjosa Osmanin: Mysafirët nga Kosova baza më e qëndrueshme e turizmit të Shqipërisë! Fton presidenten të vizitojë lumin Vjosa
22 Maj, 16:45
-
Buburrecat nga ajri 'pushtojnë' Potamin në Himarë, Kumbaro në Report Tv: S’kanë zbritur luanët nga mali
21 Maj, 20:36
-
Ministrja e Turizmit në Report Tv: Marrëveshje me Filipinet dhe Indonezinë për fuqi punëtore! Paketë për zhvillimin e turizmit në veri
21 Maj, 18:24
-
Kumbaro inspektim në Sarandë dhe Ksamil: Nuk ka tolerancë kur bëhet fjalë për fytyrën e Shqipërisë, sfidë janë mbetjet dhe zhurmat
21 Maj, 15:39
-
Urdhri i ri : Jo më çekiçë e ndërtime në fundjavë në qytetet bregdetare! Nga qershori pezullohen dhe ndërtimet! Kumbaro: Pushuesi është prioritet
10 Maj, 13:36