Nadal mundet në finale e Swedish Open

Nadal mundet në finale e Swedish Open

Rafael Nadal

Rafael Nadal u mund në finalen e Swedish Open nga portugezi Nunjo Borgez 6-3 6-2. Tensiti spanjoll po luante ndeshjen e tij të parë për titull që nga triumfi në French Open në vitin 2022, por gaboi disa herë gjatë shërbimit e në fund humbi në lojën që zgjati 1 orë e 27 minuta. Objektivi i fituesit të 22 Grand Slameve është që të garojë në Lojërat Olimpike Paris 2024.

"E kam shijuar shumë eksperiencën në këtë vend fantastik. Jam zbavitur në fushë dhe kam luajtur disa ndeshje të gjata. Nuk ishte dita ime më e mirë në këtë finale, por i duhet dhënë merita Nunjos. Ai luajti shumë mirë dhe ishte shumë e vështirë për mua, kështu që urime", tha Nadal.

Nadal humbi pothuajse të gjithë vitin 2023 për shkak të një problemi në bark dhe rikthimi i tij në fillim të këtij viti u ndal për shkak të një problemi muskulor. Në vazhdim probleme të vogla fizike ndikuan në performancën në French Open, ku ai u eliminua në raundin e parë. 14 herë fituesit i French Open vendosi të mos garonte në turneun e Wimbledon, ndërsa vazhdon përgatitjet për Olimpiadën që do të zhvillohet në 'Roland-Garros' nga 27 korriku deri në 4 gusht.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Muzeu Etnografik i Krujës hap dyert pas restaurimit, digjitalizim e ekspozita të reja për artefaktet! Financim i BE

Muzeu Etnografik i Krujës hap dyert pas restaurimit, digjitalizim e ekspozita të reja për artefaktet! Financim i BE