55 vjet pikturë me Skënder Kamberin

55 vjet pikturë me Skënder Kamberin
Piktori i Popullit Skënder Kamberi, është rikthyer pas 20 vitesh në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, me një ekspozitë personale të veprave të tij në vite.

Ekspozita e çelur në hollin e Muzeut Historik Kombëtar, në 75 vjetorin e piktorit dhe 55 vjetorin e krijimtarisë së tij artistike, përmbante 30 punime të artistit ndër vite të sjella nga koleksionistë privatë, si dhe 24 punime nga fondi i artë i Galerisë Kombëtare të Arteve, kryesisht punime në grafike, akuarel apo tablo kompozicionale.
piktura skender
Në çeljen e ekspozitës miq e shok të tij, artistë dhe pjesëmarrës të politikës nderuan krijimtarinë 55 vjeçare të piktorit Skënder Kamberi. 

Në një intervistë për emisionin "Rreze Dielli" në A1 Report piktori Kamberi u shpreh i entuziasmuar në këtë 75- vjetor të tij me pikturat e mbledhura ndër vite.

"Kolesksionistët mbajnë shumicën e pikturave të mia. Në këtë ekspozitë kam ekspozuar një pjesë që i kanë dhe muzetë e shqipërisë si dhe koleksionistët privat", tha ai. 

Piktori Skënder Kamberi i përket brezit të parë të piktorëve shqiptarë. Ai thotë: "1500 piktura i numëroj këtu në Shqipëri. Ky është dëftimi im që e ka poseduar për gati 50 vjet Galeria Kombëtare e cila ka një ekspozitë të epokës së realizmit socialist". 

Ajo që e bën pikturën e Skënder Kamberit të jetë e veçantë është njeriu.

Ai thotë: “Në qendër të pikturave të mia kam njeriun sepse është e vetmja fytyrë në botë që quhet fshat dhe do të shikoj veten e tij.

Përsa i përket stilit të tij artistik të përdorur në pothuajse të gjitha tablot e tij, piktori Skënderi shprehet se përdor shumë ngjyrat.
piktura skender
“Duke studiuar fluturat, lëkurën e tyre, gjalprinjtë dhe peshqit gjeta tek ato ngjyrat. Në irisin e syrit tonë janë ndërtuar ngjyrat e ylberit. 7 ngjyrat, 7 notat e muzikës por është dhe kombinimi i tyre me ngjyrat infra. Këto të dyja unë i kam si komponent bazë të çfarëdo lloj pikture që unë bëj. Nuk ka ligj dhe formulë në pikturë. Dy të kundërtat në pikturë”, shprehet ai.

Ai na rrëfen që ende në moshën 75 vjeçare punon gati 7 orë në ditë duke pikturuar. “Nuk kam orar, kam pasion për pikturën”.

Piktori Skënder Kamberi “Piktor i Popullit”, i përket brezit të parë të piktorëve që mbaruan studimet e larta në Akademinë shqiptare të arteve të porsakrijuar (1960-1965).

Veprat e tij janë vlerësuar që në fillesat e karrierës së tij për koloritin, freskinë dhe vërtetësinë e tyre. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane