57 gra të suksesshme
në librin "Pasioni i Biznesit"

57 gra të suksesshme<br />në librin "Pasioni i Biznesit"
"Pasioni i Biznesit" libri i parë kushtuar grave sipërmarrëse të suksesshme të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë u promovua sot në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Ky libër vjen si model suksesi në biznes për të gjitha gratë duke sjellë 57 profile ekonomike të grave sipërmarrëse të cilat ishin personazhet e librit.

Nini Mano, një prej autoreve të këtij libri u shpreh se ky libër është një lloj përpjekje për të profilizuar rrugëtimin e suksseshëm të grave, që kanë arritur të ngrejnë e të drejtojnë biznese të mëdha.

"Shoqëria jonë ka shumë modele që kanë ndërmarrje të mëdha, që ndikojnë shumë në punësim, që ndikojnë shumë në mirëqënien e familjeve të punonjësve të tyre. Ato njihen më mirë nga tatimet dhe doganat dhe shumë pak nga publiku", u shpreh Mano. 

pasioni i biznesit
(Në foto: Gjatë promovimit të librit "Pasioni i Biznesit")

Ndërsa, zonja Ariana Berberi, sipërmarrëse e një prej kompanive më të mëdha të makinave në Shqipëri ishte një ndër personazhet e cila dha modelin e saj të suksesit si bizesmene në këtë libër.

"Metodat tona që ndonjëherë janë të pakuptueshme, fillimisht, nga konkurrentët tanë burra, sikundër, ne shumë mënyra të tyre nuk i kuptojmë. Por, mendoj se mënyrat tona të çojnë po aq larg ashtu sikurse mënyrat e burrave", tha zonja Berberi.

pasioni i biznesit
(Në foto: Gratë pjesëmarrëse gjatë promovimit të librit "Pasioni i Biznesit")

Gratë ishin pjesëmarrëset e këtij aktiviteti në promovimin e këtij libri. Jo vetëm gratë bizesmene, personazhë të librit por edhe gra të tjera të cilat shprehën interesin e tyre për këto gra modele të shoqërisë shqiptare. Redaksia Online (m.z/shqptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë